Çapajev Gjokutaj
Ndërkohë që Hëna përgjakej nga eklipsi, buisën dhjetëra mesazhe. Rimerrnin të njëjtin tekst: Televizioni i Singaporit paskësh njoftuar se, nga ora kaq në orën aq, duheshin fikur celularët. Ndryshe, rrezatime të shtuara kozmike mund të na dëmtonin rëndë. NASA, ku punojnë kozmologët më të mirë të rruzullit, thoshte të kundërtën. Eklipsi nuk do të sillte rrezatim të shtuar. Qindra mesazhe miqsh përsërisnin lajmin e rremë, me rrezatim e rreziqe. Pothuajse asnjë lajmin e saktë.
Kur vemi në market, përpiqemi të zgjedhim mall të mirë dhe shmangim në maksimum mallrat skarco. Pse kur është fjala për lajme, një shumicë njerëzish janë të prirur të bëjnë të kundërtën? Vështirë të besosh se ua ka ënda të mbushin kokën me skarcitete. Po ta shohësh këtë dukuri në sipërfaqe dhe të lektisesh në rrafsh metaforik, mund të thuash se kemi të bëjmë me një prirje tej njerëzores. E liga përhapet vetiu, e mira dhe e dobishmja duan mund e djersë. Gruri e do bujkun në këmbë, me kujdesje e me shërbime. Barishtet e këqija mbijnë e rriten vetë, përhapen e shtohen edhe pse i luftojmë.
Veç këtij shpjegimi, gjithsesi sipërfaqësor, ka edhe një tjetër, me lidhje më të brendshme. Lajmet e rreme, si ky me rrezatim e rreziqe, ngjallin frikë dhe emocion. Çdo gjë e frikshme dhe emocionuese krijon më shumë reagime dhe përcillet e përflitet shpejt e gjerë. Jo vetëm kaq. Pothuajse asnjëherë nuk mungojnë institucionet që nxisin përhapjen e lajmeve të tilla, për një arsye a tjetrën.
Në rastin e lajmit me eklips dhe rrezatim p.sh., ngjan se nxitja ka ardhur nga njerëz që janë të interesuar të kenë sa më shumë mesazhe e klikime në rrjetet e tyre. Rrjeti është gracka, ku mediat e sotme kapen si laraska! Lajmet më traumatike të kronikës së zezë merren e rimerren, fryhen e stërfryhen, duke shtuar ditë pas dite detaje të reja si të ishin telenovela.
Ndodh kështu jo thjesht se njerëzit kanë interes dhe i lexojnë e i klikojnë, por edhe se mund të luajnë rolin e tymuesit: të tërheqin vëmendjen nga plagë më të thella që diskretitojnë këtë apo atë klan politik, mediatik, biznesi etj.. Eklipset, tërmetet, zjarret masive, përmbytjet etj., prej natyre ngjallin frikë, ankth, kërshëri etj. Është kjo arsyeja që, pothuajse në çdo kohë janë përdorur për të rritur ndikimin mbi njerëzit.
Pleqtë qëmoti tregonin se kur përgjakej Hëna nga eklipsi, burrat shtinin në ajër për të përzënë lanetin. Pastaj vinte radha e klerikut të shpallte fajtorët e të trembte miletin. Këto ditë një imam shqiptar u kujtonte besimtarëve lëkundjet e përsëritura të tërmeteve dhe u thoshte se edhe më keq do bëhej, po qe se do vazhdonin të pinin alkool e t’i linin gratë të zhvisheshin nëpër plazhe.
Një hierark i kishës greke shfrytëzoi tragjedinë me zjarret për të sulmuar ateistët. Perëndia po na dënon, predikoi, ngaqë kemi zgjedhur një ateist për kryeministër. Parë kështu, lajmet e rreme nuk rriten e përhapen vetiu, si barishtet e këqija. Meqë kanë materie që ngjall emocion dhe kërshëri, kthehen lehtë në instrumente që i shërbejnë kësaj apo asaj kauze. Herë më hapur e herë më fshehur. Vetëkuptohet sa të mbrojtur e të lirë jemi, kur edhe gjëra thellësisht personale e intime si emocionet, frika etj., thirren në shërbim të kësaj apo asaj kauze, të këtij apo atij ustai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Zbulohen mundësitë e Kosovës dhe kombëtareve tjera për të kaluar në Ligën B
Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje