LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, rritet numri i punëtorëve në industri

Maqedoni, rritet numri i punëtorëve në industri

Numri i punëtorëve në industri në qershor të këtij viti është rritur për 7,3 për qind krahasuar me muajin e njëjtë nga viti i kaluar, ndërsa në gjashtë muajt e parë të vitit 2018 është rritur për 7,5 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë nga viti i kaluar.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, numri i punëtorëve në sektorin e minierave dhe nxjerrjen e gurit në qershor të vitit 2018, në krahasim me qershorin e vitit 2017, shënon rritje prej 2,1 për qind, në sektorin e industrisë përpunuese ka rritje prej 8,1, ndërkaq në sektorin e furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe kondicioner ulje prej 0,2 për qind.

Sipas grupeve kryesore industriale, numri i punëtorëve në industri ka rritje te prodhimet intermediare, përveç energjisë për 13,7 për qind, prodhimet e kapitalit për 22,5 dhe prodhimet e paqëndrueshme për konsum të gjerë për 1,4 për qind, ndërsa ulje ka te energjia për 0,7 për qind dhe te Prodhimet e qëndrueshme për konsum të gjerë për 1,3 për qind./Telegrafi/