Poezi nga: Mirko Gashi
Hëna lëshoi rrjetën
qyteti vazhdoi jetën
në muzgun e parë
si në zgjua
jeta vloi
të dashuruarit në çdo hap
bluanin
drithin e dashurisë
e zemra ime
vaj e në vaj si zurkajë
a në këtë moshë
me dashuri s’u josh
jetoja pa mostra
bëja zustra
me çdo varg
shkoja larg
e më larg
shkrova
për renë e zezë
shkrova edhe
për nënën Terezë
por jo edhe këtë këngë
jetoja zi e më zi
skamnor e I pasur
por I tëri në poezi
tavern
më çeli
kaverna
në çdo tavern
nga një kavernë
po qe besa
s’më la shpresa
se një herë në jetë
do të më paraqitet
ajo kometë
e Halejit
prej tavernës
më shpien në orë letrare
atje poezia ime
qe abetare
e jetës së shkretë
e jetës së vërtetë
dhe aty
në odeonin e diturisë
zë filli I dashurisë
e gjeta
në syrin e qiellit
në zenitin e diellit
në orën e gjelit
nëpër tingujt e lahutës
me ata sytë e sutës
erdhi në livadhin tim
dre o dre
i pafre
Sa gjumin e pamatur e kisha pasur
dora dorës
zemra zemrës
me baticë i mbushur uri
për dashuri
unë urithi
pashë kometën e Halejit
u harruan tavernat
u mbyllën kavernat
në prehërin e hënës
sa e lumtur
m’ishte jeta
edhe në shpirtin tim
tashti zbriti bleta
dre o dre
i pafre
zemra jote dorë
luan
daullen kraharor
Eta nuk m’ishte vetëm floçkë
ajo m’ishte loçkë
ar
thesar
dre o dre
I pafre
zemra jote dorë
luan
daullen kraharor
kush është Ikari
kush Amstrongu
u dëgjua gongu
pa fijen e romantikës
do ta pushtoj
yllin më të largët
të Galaktikës
t’ia dhuroj
Etës floçkë
Etës loçkë
klithën yjet
nga gëzimi
i saj dhe imi
ajo Rrushë
imja
jo e Rexhës
i largoi
pas ferexhes
së reve
pastaj diku larg
pelat hingëlluan
qentë kuitën
arat e thara
të dashurisë
s’u ujitën
kush na bëri magji
lanetit i dha gji
treti Eta
u zhduk drenusha
vajti nuse Rrusha
mua fati
Rexhen ati
mua ylli im i fatit
Rexhën thundra e atit
diku lart flet një alt
Eta Eta
e ajo Mauthia
Etaaa
e unë e hëna
vajtojmë
luajmë etida
ç’u bë nisia
ku është Atlantida
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
OKB-ja paralajmëroi pasoja të rënda dhe të pakthyeshme: Le të parandalojmë "ferrin e klimës"
Rusët nuk kanë zgjidhje për armët e lira dhe vdekjeprurëse të Ukrainës - publikohen pamjet brutale nga fushëbetejat
Modi pretendonte se ishte i dërguar i Zotit - çfarë do të thotë fitorja e zbehtë e tij për Indinë dhe botën
Erling Haaland ka komentuar tre golat e shënuar ndaj Kosovës
Cilat janë dënimet për kryesit e veprës penale "Spiunazh", sipas Kodit Penal të Kosovës?
“Mishtoret mashtrojnë kështu”, kasapi argjentinasi tregon se si manipulohet në peshore