Ferri i Greqisë ka lënë pas një tronditje të thellë që i kapërcen kufijtë e shtetit helen. Por, skëterra shokuese e zjarreve ngre dhe shumë pyetje.
Njerëzit duan të dinë se nga shpërtheu kaq papritur kjo valë flakësh e pafrenueshme? Ishte tërbim i natyrës apo diçka tjetër? Hetimet disa mujore të shërbimit grek të zjarrfikësve në bashkëpunim me policinë kanë treguar se pjesa dërrmuese e zjarreve pyjore këtë verë në perëndim të Atikës, në ishullin jonian të Zakinthosit dhe në prefekturën jugore të Ilias, janë shkaktuar nga dora e njeriut, të ndezura nga ata që kërkojnë zgjerimin e tokës së punueshme apo krijimin e hapësirave për ndërtim.
Burime pranë Ministrisë greke të Mbrojtjes së Qytetarëve thanë për gazetën “Kathimerini” se gjatë hetimit mbi zjarret që përfshinë zonat e Lagonissi dhe Anavysos, në lindje të kryeqytetit, u zbuluan prova që tregonin përfshirjen e zyrtarëve qeveritarë në përpjekjet për riklasifikimin dhe shfrytëzimin e tokës së djegur.
Hetuesit arritën të gjejnë dokumente që vërtetojnë se zona ku bëjnë pjesë edhe 690 hektarë pyje me pisha, ishin djegur qëllimisht përpara 10 vjetësh. Një prokuror në Zakinthos, ku verën e kaluar shpërthyen një numër rekord zjarresh, plot 167, duke shkatërruar 3 000 hektarë pyje, urdhëroi muajin që shkoi nisjen e një hetimi, transmeton TCH.
Qëllimi i tij është që të ekspozojë një rrjet të gjerë grabitësish të tokave, të cilët veprojnë në ishullin e konsideruar një prej destinacioneve më popullore të verës. Deri tani janë ngritur akuza kundër 5 personave të dyshuar. Hetuesit po kështu besojnë se zjarret e vitit 2017 pranë Pyrgosit, ku përpara një dekade vdiqën nga zjarret 36 vetë, janë nisur nga kultivuesit e paligjshëm të kanabisit, të cilët kanë tentuar të fshehin gjurmët e akvititetit të tyre kriminal.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump e konfirmon, një takim me Putinin po organizohet
Shpërthejnë protesta të dhunshme në Kinë pas vdekjes së një adoleshenti
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zjarret në Kaliforni, Blerim Gjoci: Na erdhi urdhri për evakuim, u bëmë bashkë një grup shqiptarësh
Flakët masive rrethojnë dy burra dhe një qen në një shtëpi në Los Angeles, publikohet videoja që tregon momente tensioni
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025