Flakët e ferrit që kanë dalë jashtë kontrollit në Athinë u kanë marrë jetën të paktën 74 personave. Ka raportime se mes tyre janë edhe disa emigrantë shqiptarë, por një gjë e tillë ende nuk konfirmohet.
Ambasadorja e Shqipërisë në Greqi, Diana Hodbari, bën me dije për Top Channel, se zyrtarisht ka informacion për një shtetase shqiptare të lënduar, jashtë rrezikut për jetën. Nuk ka të dhëna për të vdekur, pasi autoritetet e kanë të pamundur të identifikojnë viktimat deri tani.
Përparim Vucaj, emigrant prej më shumë se 15 vitesh në Athinë, tregon se zjarri nisi papritur dhe u përhap shumë shpejt.
“Mësuam në lajme që ka rënë zjarr disa kilometra larg, kur vetëm pas pak minutash, mori flakë edhe këtu pranë. Nxituam menjëherë për t’u larguar”, rrëfen Përparimi.
Episodi më i tmerrshëm qëkur zjarret u përhapën me shpejtësi, është ai i regjistruar në Mati të Atikës, ku vullnetarët e Kryqit të Kuq gjetën 26 trupa njerëzish, shumë prej të cilëve nëna me fëmiijë, të përqafuar me njëri-tjetrin.
Jo të paktë janë edhe ata që janë mbytur, duke u hedhur në det për t’i shpëtuar flakëve, siç ndodhi në zonën e Artemidhës. Qindra vetë janë evakuuar me varka dhe helikopterë, ndërsa spitalet janë në gjendje emergjence.
Autoritetet presin rritje të numrit të viktimave, ndërsa 150 persona janë shtruar në spital. 15 vatra zjarri u aktivizuan njëkohësisht në tre zona të ndryshme, tha zëdhënësi i qeverisë dhe besohet se kanë qenë të qëllimshme në shtëpitë e braktisura e që janë vënë në shenjëster të grabitësve.
Greqia ka kërkuar dronë nga Shtetete Bashkuara të Amerikës për të diktuar dhe zbuluar çdo aktvitet të dyshimtë në ditët në vazhdim konfirmoi zëdhënësi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rama: Së shpejti, paketa e dytë mbështetëse për panelet diellore
Toshkovski: Numër i madh i pasaportave janë ndryshuar, letërnjoftimet do të vlejnë deri në afatin e tyre të skadimit
Misteri i ngjarjes në Astir, zbulohet identiteti i djalit që fshihej pas vajzës që telefonoi policinë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025