Anna Malaj (31 vjeçe), nëna e një djali 12 vjeçar të lindur në Athinë, është ndaluar nga policia e Fierit si autore e dyshuar në vjedhjen me arme të 30 mijë lekëve në Levan dhe tentativën e grabitjes se dy karburanteve të tjerë në Fier e Mallakastër.
Policia njoftoi se ajo bashkëpunonte me kushëririn e saj 22 vjeçar, E.G., i cili është shpallur në kërkim. Të armatosur me armë gjahu, gjatë muajit korrik, ata shkonin në oret e vona të natës në pika të ndryshme të shitjes se karburanteve dhe nën kërcënimin e armës u kërkonin punonjesve tu jepnin paratë.
“Të dy këta shtetas( Kushërinjë), nën kërcënimin e armës, në datën 02.07.2018, në Levan, kanë vjedhur një pikë karburanti ku kanë marrë shumën prej 30000 lekësh të reja. Në datën 07.07.2018, në Mallakastër, nën kërcënimin e armës kanë tentuar të vjedhin një pikë karburanti por pasi janë ndeshur me punonjësin e karburantit, janë larguar.
Në datën 15.07.2018, në lagjen “1 Maji” Fier, në bashkëpunim, duke kërcënuar me armë gjahu teke, kanë tentuar të vjedhin një tjetër pikë karburanti”, thuhet ne njoftimin e policise.
Familjarët e Anna Malajt, të kontaktuar në mënyre të drejtepërdrejtë nga Fax News nuk kanë preferuar të komentojne lidhur mbi ndalimin e 31 vjeçares.
Ndërkohë, nga banorë të zonës është mësuar se prindërit e saj, Dilaveri dhe Shqiponja jetojnë e punojnë në Greqi. Rezulton se Anna me parë ka mbajtur emrin Jonida, por nuk dihen ende arsyet përse ajo e ka ndërruar identitetin e saj vitet e fundit.
Anna Malaj
Mësohet se bashkëpunetori i Annes quhet Emiljano Grembi. Policia gjatë kontrollit në banesën ku jetonte 31 vjeçarja dhe në banesën e të riut nga fshati Belinë, ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, automjetin me të cilën shkonin për të kryer vjedhjet, 1 armë gjahu teke dhe 6 fishekë nje palë doreza dhe 4 targa mjeti të falsifikuara. Procedimi bdaj tyre ka nisur per veprat penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.
Sipas punonjësve të karburantit, Anna Malaj dhe Emiljano Grembi kanë parkuar mjetin e tyre në anë të rrugës nacionale Levan-Fier, pranë pikës së karburantit.
Kanë dalë të dy nga makina dhe kanë shkuar drejt ambjenteve të karburantit. 22 vjeçari me arme në dorë ka kërcënuar punonjësin dhe me pas ka shkuar në lokalin ku gjendej kasaforta të cilën e ka shkyer me dore dhe ka marrë gjithë paratë që gjendeshin aty.
Sipas punonjësve të karburantit, i riu shoqerohej gjatë gjithë kohës nga një vajzë që sipas policisë është 31 vjeçarja e ndaluar, Ana Malaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe