Deputeti i Vetëvendosjes Rexhep Selimi, ka folur rreth punimeve që po bëhen mbi urën e mbyllur të Mitrovicës.
Ai ka thënë se Serbia po kërkon rrugë e mënyra për t’u rikthyer në çfarëdo forme në Kosovë.
“Serbia kërkon rrugë e mënyra për t’u rikthyer në çfarëdo forme në Kosovë. Në mungesë të rrugëve dhe shtigjeve të rikthimit, Serbia e ka gjetur e sajuar një “URË” – atë të negociatave me Thaçin në Bruksel”, ka thënë Selimi.
Sipas tij, “ura e negociatave” me Serbinë kalon mbi urën e mbyllur të Mitrovicës.
“Ajo urë kalon mbi lumin e gjakut nëpër luftëra, mbi luginat e varrezave masive të masakrave të Serbisë në Kosove, mbi trupat e të të pagjeturve… Ajo “urë” harkon sipër nesh! Turet e “negociatorëve kosovarë”, njeri pas tjetrit e të gjithë pas njërit, shfaqen lumturisht nëpër korridoret ku defilojnë Thaçi e Vuçiqi në Bruksel. Me “lumturinë” e tyre po mundohen t’i lumturojnë edhe qytetarët e Kosovës të cilët nuk po kuptojnë asgjë se çfarë po ndodh”, ka shkruar Selimi në rrjetin social.
Selimi ka theksuar se qytetarëve të vendit, po iu mohohet e drejta për të kuptuar çka po ndodhë me bisedimet, duke thënë se po mbahet fshehtë.
Të gjithë e po dinë, dikush më shumë e dikush më pak, vetëm qytetarët e Kosovës jo. Atyre u është e ndaluar të dinë. Parakushti i epilogut të bisedimeve me Serbinë është që qytetarët mos ta kuptojnë se cili do të jetë ai. Vetëm ashtu, duke e mbajtur fshehtë epilogun, garantohet “paqja”, sipas negociatorëve të “lumtur”. “Ura” fatkeqe për Kosovën duhej të mos ngrihej. Tash, ajo duhet shembur bashkë me shpresat e Serbisë. /Telegrafi
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Zgjerohet gjeografia e takimeve dhe e mbështetjes së shqiptarëve për Marco Salihun: Parma thotë Po të fortë për kandidaturën e tij
U arrestua në Dubai, kush është ‘Dari i Elbasanit’: Përplasjet me grupin e vëllezërve Alibej dhe lidhja me Nuredin Dumanin
Ixhet Memeti: S’kam bërë asgjë kundërligjore, nuk e njoh Boro Stojçevin
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251