Lufta kundër krimit të organizuar është prioritet thelbësor i Shqipërisë. Kështu u shpreh ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj në Londër, ku mori pjesë në samitin për Ballkanin Perëndimor. Në këtë samit u mbajt një takim i parë i Ministrave të Brendshëm, të vendeve pjesëmarrëse të ‘Procesit të Berlinit’ dhe Bullgarisë.
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj vlerësoi organizimin e Samitit, si një mundësi për të diskutuar dhe dakordësuar forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit rajonal.
“Shqipëria, e konsideron luftën kundër krimit të organizuar si prioritet thelbësor dhe për këtë është duke ndjekur një qasje gjithëpërfshirëse dhe ndër-institucionale, e mishëruar në një Task Force Speciale, (e ngjashme me modelin Table Mate në Mbretërinë e Bashkuar), e cila bën bashkë të gjitha agjencitë relevante brenda vendit, të ngarkuara me përgjegjësi ligjore në këtë drejtim. E parë në kontekstin e mësipërm, jemi duke thelluar bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë, britanikë, gjermanë, italianë, austriakë dhe agjencitë ligj zbatuese të këtyre vendeve. Jo për shkak se ndodhem këtu në Londër, por bashkëpunimi me autoritetet britanike dhe me NCA është një ndër modelet qe ne duam të ndjekim në organizimin e strukturave tona në këtë fushë”, u shpreh Ministri Xhafaj.
Ministri i Brendshëm evidentoi gjatë fjalës në Samit, rezultatet e Task Forcës Speciale për identifikimin dhe arrestimin e një sërë grupesh kriminale me rrezikshmëri të lartë, përfshi edhe hetimin e aseteve të tyre.
Një tjetër prioritet i Qeverisë dhe Ministrisë së Brendshme është lufta kundër terrorizmit, e këtu sipas Xhafaj, Shqipëria është kontributore e palodhshme në përpjekjet globale për parandalimin dhe luftën kundër terrorizmit.
Ministri i Brendshëm ri-solli në vëmendjen e Ministrave të Brendshëm propozimin për ngritjen e Qendrës Rajonale të Bashkëpunimit Policor, bërë më herët në takimin e Triestes vitin e kaluar.
Ai shtoi se forcimi i sigurisë në Ballkan kërkon padyshim vijimin pa hezitim të procesit të integrimit Evropian.
“Unë besoj se kjo është në interes të rajonit dhe i shërben më së miri interesave që lidhen me sigurinë e kontinentit evropian. Nuk mund të ketë Evropë të fortë në përballimin e sfidave të sigurisë, krimit të organizuar dhe terrorizmit, pa Ballkanin e përfshirë në proceset integruese”, tha Ministri Xhafaj.
Në fund të punimeve të Samitit të Londrës, palët pjesëmarrëse miratuan një deklaratë, në krye të së cilës ishte angazhimi për përballjen e përbashkët me kërcënime të sigurisë, përfshirë krimin e organizuar, ekstremizmin e dhunshëm, terrorizmin dhe financimin e terrorizmit, korrupsionin, pastrimin e parave, trafikimin e qenieve njerëzore, kontrabandimin e migrantëve, trafikimin e armëve dhe drogave si dhe kërcënimet ndaj sigurisë kibernetike.
Ministrat e Brendshëm pranuan se këto kërcënime janë transnacionale dhe kërkohet thellimi i bashkëpunimit rajonal dhe ngritjen e nivelit të reagimit kolektiv.
Në deklaratë pranohet progresi i bërë në forcimin e kësaj përgjigjeje të përbashkët dhe u sigurua përkrahje e iniciativave për sigurinë dhe migracionin. Palët dakordësuan bashkëpunimin midis institucioneve të zbatimit të ligjit në fushën e shkëmbimit të informacionit.
Ministri Xhafaj pati takime me homologë të vendeve të rajonit gjatë punimeve të Samitit, i cili vitin e ardhshëm do të mbahet në Varshavë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025