Policia britanike ka njoftuar për vdekjen e një gruaje që ishte sëmurë, pasi i ishte ekspozuar agjentit nervor, Noviçok, afër vendit ku ishte helmuar me po të njëjtën substancë, ish-agjenti rus, Sergei Skripal dhe vajza e tij, Yulia.
Policia e Londrës ka thënë përmes një deklarate se Dawn Sturgess, 44 vjeçare, nënë e tre fëmijëve, ka vdekur në spital më 8 korrik, pasi i ishte ekspozuar Noviçokut.
Policia po ashtu ka thënë se vdekja tani është duke u hetuar si vrasje.
Kryeministrja britanike, Theresa May ka thënë se është e “shokuar” për vdekjen e Sturgess.
“Polica dhe zyrtarët e sigurisë janë duke punuar me urgjencë për të zbuluar faktet e këtij incidenti, i cili tashmë po trajtohet si vrasje”, ka thënë ajo në Twitter.
Udhëheqësi i sektorit kundërterrorizëm në Britani, Neil Basu, e ka cilësuar lajmin për vdekje si “shokues dhe tragjik”.
“Dawn ka lënë mbrapa familjen e saj, duke përfshirë tre fëmijë andaj mendimet dhe lutjet tona janë me ata, në këtë periudhë jashtëzakonisht të vështirë”, ka thënë ai, transmeton Evropa e Lirë.
Autoritetet britanike kanë thënë se Sturgess dhe i dashuri i saj 45 vjeçar, Charlie Rowley, ishin gjetur pa ndjenja në Eimsbëri më 30 qershor, më pak se 20 kilometra nga Sallsbëri, vend ku ishin helmuar Skripalët në muajin mars.
Rowley vazhdon të jetë në gjendje kritike në spital.
Policia është duke vazhduar të hetojë rreth asaj se si dy personat i janë ekspozuar toksinës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëForcat ukrainase sulmojnë aeroportin ushtarak në Rusi
Aeroplani luftarak rus futet në hapësirën ajrore të Suedisë
Paralajmërim për fansat në Gjermani - çfarë nuk duhet të kenë në vetura gjatë festimeve
Aeroporti ushtarak rus u sulmua nga të paktën 70 dronë, dëmtohen aeroplanët e Putinit
Scholz tregon se pse Gjermania nuk do t’i vendos sanksione të reja Rusisë sikurse SHBA-ja dhe Britania
Konfirmohet numri i mercenarëve të vrarë të Wagnerit në Ukrainë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Dikur ishin refuzuar, tani janë lojtarë kyç: Gjashtë yje, një shqiptar mes tyre që mund të shkëlqejnë në Euro 2024
Hehir: Deklarata e Hillit, shembulli i fundit i qëndrimeve të tija pro-serbe
Forcat ukrainase sulmojnë aeroportin ushtarak në Rusi
Ndeshja hapëse e Euro 2024 solli një risi në përdorimin e VAR – tifozët e duan atë edhe në Ligën Premier
Topi i goditur nga Wirtz përfundoi në portë me një shpejtësi marramendëse
Dukagjini Resort – Ky është projekti përrallor 80 milionësh që do ta transformojë këtë pjesë të Shëngjinit