Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit së shpejti pritet që të bartet në qytetin e Prizrenit. Këtë e konfirmoi ditë më parë edhe ministri i këtij dikasteri, Kujtim Gashi.
Gahi ka deklaruar se tashmë kanë filluar procedurat për bartjen e stafit dhe çështjet e tjera administrative. Ndërsa, tha se që nga mesi i muajit korrik, një pjesë e kësaj ministrie, do të operojë në qytetin e Prizrenit.
“Tashmë proceduralisht jemi afër për të kaluar atje. Kemi edhe disa çështje administrative dhe më së largu në muajin e ardhshëm, një pjesë e ministrisë do të operoj në qytetin e Prizrenit”, ka thënë Gashi për Kosovapress.
E në hapësirat në të cilat ndodhet aktualisht Ministria e Kulturës në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, pas largimit, është thënë se do të vendoset Presidenca e Kosovës.
Por derisa Ministria e Kulturës po bartet nga objekti, si duket presidenca nuk ka ndonjë plan të afërt që të kaloi në objektin e liruar. Së paku kështu lë të kuptohet nga ajo çfarë thotë presidenca.
I pyetur se a do të bartet presidenca në këtë objekt, i cili pritet të lirohet së shpejti, Adil Behramaj, këshilltari i Presidentit, Thaçi, tha se ata nuk merren me këtë punë pasi kjo është përgjegjësi e Ministrisë së Administratës Publike.
“Përgjegjësi e Ministrisë së Administratës Publike (MAP) është, nuk merremi ne me këtë punë“, tha ai.
Por me këtë punë nuk është se po merret as MAP, pasi që nuk kanë ndonjë kërkesë nga presidenca për ndërrim të objektit.
Zëdhënësi i MAP, Zeqir Bekolli ka pohuar se njëherë nuk ka asgjë në këtë drejtim, pasi që nuk ka ndonjë kërkesë nga presidenca.
“Njëherë nuk ka asgjë për këtë punë. S’kemi ndonjë kërkesë nga presidenca”, tha ai.
Por se çfarë do të ndodhë me këtë objekt, i cili së shpejti do të mbetet i zbrazët dhe se a do të vazhdohet të paguhet qiraja për këto hapësira, të cilat do të mbeten të pashfrytëzuara nuk dihet.
Bekolli tha se me këtë çështje merret Ministria e Financave.
Por, si duket as kjo ministri nuk ka fare të bëjë me këtë. Të paktën kështu thotë zëdhënësi, Muharrem Shahini.
“Jo me këtë merrte MAP ose Ministria e Kulturës, jo ministria e financave. MAP e ka për obligim me siguru hapësirën”, tha ai .
Se a do të vendoset staf i ri në objektin që do të lirohet, pritet të shihet./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
Deputetët i kthehen punës, do të diskutojnë për interpelancat ndaj Mexhitit, Stoilkoviqit, Toshkovskit, Isenit dhe Dautit
U raportua si vdekje në punë në Itali, hetimet zbulojnë se shqiptari u vra
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Çfarë na bën ajri i ndotur?
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025