LAJMI I FUNDIT:

Objekti me kornizë druri i lartë 50 metra në të cilën strehim do të gjejnë të varfrit dhe të pastrehët (Foto)

Objekti me kornizë druri i lartë 50 metra në të cilën strehim do të gjejnë të varfrit dhe të pastrehët (Foto)

Në përdhese dhe në kulm do të ketë 6.000 metra katrorë të hapësirës së hapur: restorante, kopshte, kafene etj. E gjithë pjesa e fshatit do të jetë e përkushtuar për sport dhe rekreacion…

Përmirësimi i jetës dhe zvogëlimi i gjurmëve të karbonit kanë qenë qëllimi i garave franceze për projekte urbane “Inventons la Metropole du Grand Paris”, transmeton Telegrafi.

Fshati madhështor vertikal ka fituar, ndërkaq ndërtesa e re, përkatësisht fshati vertikal, do të ndërtohet në periferi në anën lindore të Parisit, Rosny-sous-Bois”.


Ndërtesa do të jetë e lartë 50 metra, ndërkaq “fshati” do t shtrihet në 28 mijë metra katrorë. Në përdhese dhe në kulm do të jenë 6.000 metra katrorë hapësirë shoqërore: restorante, kopshte, kafene etj. Do të ketë salla, hapësirë për futboll dhe mur për alpinizëm.

Banimit do t’i kushtohen 17 mijë metra katrorë, nga të cilat një e treta do të jetë e destinuar për banesa sociale, përkatësisht banesa për familje të varfra dhe për të pastrehë.

Ndërtesa do të jetë e ndërtuar nga korniza druri të gjata 120 metra, mirëpo konstruksioni të do jetë i përforcuar me pjesë betoni.

Dukja e saj do të jetë impozante dhe elegante, me ballkone të parregullta.

Ky është vetëm një vend në një sërë të tjerësh të cilët Qeveria franceze dëshiron t’i revitalizojë në mënyrë që të zvogëlojë pabarazitë midis pjesëve të metropolit të vet dhe të ndërtojë qytet të qëndrueshëm.

Kjo ka të bëjë me projektin Grand Prix, ndërsa së shpejti do të prezantohet edhe projekti Grand Paris Express, projekti më i madh transportues në Evropë.

/Telegrafi/