LAJMI I FUNDIT:

Shtyhet gjykimi kundër Jankulloskës në lëndën “Tanku”

Shtyhet gjykimi kundër Jankulloskës në lëndën “Tanku”

Në Gjykatën Penale në Shkup gjykatësja Dobrilla Kacarska, anuloi seancën e sotme gjyqësore kundër Gordana Jankulloskës, e cila po gjykohet veçmas në lëndën “Tanku”.

Avokatja e Jankulloskës, Sanja Aleksiq në gjykatë dorëzoi dokumentacione mjekësore, pasi ish-ministrja e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme është bërë nënë, duke sjellë në jetë një djalë dhe për këtë arsye ndodhet në spital, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Seanca e radhës kundër Jankulloskës është caktuar pas pushimit të gjykatësve më 29 gusht.


Përndryshe, lënda “Tanku” ka të bëjë me blerjen e makinës luksoze “Mercedes” në vlerë prej 600 mijë eurove për nevojat e MPB-së, ndërsa pikërisht në këtë lëndë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, u dënua me dy vite burg./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

Politikë
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

Lajme
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Lajme
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Drejtësi
Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim

Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim

Lajme
Kalo në kategori