Jens Thurau
Toni Kroos, golashënuesi i të dielës, qytetar kozmopolit “cool” nga Madridi dhe Greifswaldi tha mbas ndeshjes me Suedinë: “Mua mu duk sikur shumë njerëz në Gjermani do të gëzoheshin nëse ne sot do të kishim humbur dhe do të largoheshim nga kampionati”. Kjo tingëllon si shpallje lufte.
Por, ky vëzhgim është i drejtë. Sepse Gjermania është aq e përçarë saqë nuk mund të bëhet bashkë as për kombëtaren e vet. Për populistët e djathtë të partisë Alternativa për Gjermaninë (AfD) në ekip luajnë shumë myslimanë dhe lojtarë me ngjyrë, dhe se lojtarët me prejardhje turke bëjnë me dashje ose jo reklamë për autokratin, Erdogan. Në këtë mënyrë i kthejnë edhe ata që janë mirënjohës kundër. Gjermania në vitin 2018.
Ekipi gjerman dhe Gjermania kanë qenë gjithnjë për t’u marrë si shembull. Në vitin 1954 gjermanët qëndronin jashtë, po ashtu si Republika Federale Gjermane. Një trupë e përbërë nga fëmijë lufte dhe ushtarë të kthyer nga lufta fiton në Bern në ndeshjen me Hungarinë, ekipi më i mirë i asaj kohe. Në kokat e njerëzve mbetet imazhi i kapitenit Fritz Walter, se si merr me përulësi dhe me nder kupën e kampionit. Gjermanët janë sërish në lojë, por të qetë dhe paqësorë. Mësimet nga historia janë mësuar. Kurrë më luftë. Lidhja midis ekipit të futbollit dhe popullit nuk ka qenë kurrë më e ngushtë.
Pastaj, në vitet shtatëdhjetë: Kampion Evrope gjithë shkëlqim më 1972, një simbol për hovin e këtyre viteve. Gunter Netzers me hapa gjithëpërfshirës dhe flokë që tunden nga era. Guxim për më shumë demokraci. Por, dy vjet më vonë ekipi torturohet për të marrë titullin e kampionit të botës nga vendi i vet. Pas një parapërgatitjeje në periudhën e terrorit të majtë, të izoluar në kampin e trajnimit në landin Schleswig Holstein. Netzer i përkulur në stolin e trajnerit. Në gjysëmfinale ekipi mundet nga ekipi gjerman i Gjermanisë Lindore. Revolucioni morri fund.
Më 1990 ekipi i fundit i Gjemanisë së ndarë Perëndimore fiton Kampionatin Botëror – tani çdo gjë është e mundshme. Si mund të ndodhte ndryshe me këtë mrekulli të rënies së murit? Franz Beckenbauer thotë se ky ekip do të jetë i pamposhtur për vite me radhë. Një ndjenjë që u përhap edhe tek gjermanët në atë kohë. Por, kjo ndodhi gabimisht. Bashkimi ishte më i vështirë se sa mendohej, ekipi bëhet edhe një herë Kampion Evrope më 1996, pastaj ekipi rrotullohet e përdridhet për vite të tëra. Po ashtu si Gjermania. Epoka e Kohlit zgjat pambarimisht, deri më 1998. Në vitet e mëpasme një gazetë e huaj e quan Gjermaninë “njeriu i sëmurë i Evropës.” Terrori kthehet sërish, kësaj here ai është islamik. Papunësia e lartë.
Deri në verën e ëndrrave më 2006. Gjermania bëhet kampione bote në Kampionatin që zhvillohet në Gjermani. Me lojtarë të rinj the të freskët. Gjermania e re, e freskët, ekonomia lulëzon. Të gjithë mësojnë ç’do të thotë “public viewing”. Vetëm titulli mungonte. Kurora vjen vite më vonë: Me lojtarët me emrat Boateng, Khedira dhe Ozil arrihet vepra e artit: 7:1 në ndeshjen me Brazilin në gjysmëfinale. Integrimi është i mundshëm dhe i suksesshëm. Selfies në kabinë me kancelare. Gjermania e re hapet nëpër botë, Berlini kthehet në magnet turistik, bëhet hipp si kurrë ë parë. Kampionët e botës priten triumfalisht në kryqytet, aeroplani (“fluturim i fituesit”) fluturon mbi qytet, të gjithë e shohin. Zgjat edhe një vit deri në fillimin e asaj që ne sot e quajmë “kriza e refugjatëve”. Dhe dy vjet e gjysmë deri sa Doland Trump bëhet president i SHBA.
Po tani? Ekipi bën kthesën në mes të kampionatit dhe gjithnjë e më shumë njerëz venë në pikëpyetje kampionin botëror të 2014. Në Berlin kancelarja ndodhet nën tension si kurrë ndonjëherë. Njerëzit e vet nuk i binden më. Kombëtarja nuk duket të jetë e qetë dhe e gëzuar si në Brazil dikur. Ekipi, duket qartë, ndodhet nën presion. Gjermanët kanë mall për qartësi, për orientim në një botë të trubullt, dhe shpërthimi që shkaktoi goli i Kroos-it në ndeshjen me Suedinë është i qartë: arritur në sekondën e fundit, pas shumë gabimeve dhe goditjeve. Papritur.
Politika duket se ka humbur, shoqëria po ashtu: të ketë vullnetin për të sjellë gjëra të mira, pa u menduar shumë, pa frikë dhe shqetësim. Vendi është mbytur në ankesa, atmosfera agresive. Mbase vendi dhe qeveria mund të marrin kësaj here shembull tek ekipi i kombëtares.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Media greke artikull për Shqipërinë: 48 orë në Tiranë, gjërat në "kryeqytetin e Ballkanit" kanë ndryshuar

Gazeta prestigjioze zvicerane "20 Minuten" shkruan për rastin e sulmit të Jozit ndaj Gjestit në Big Brother VIP Albania 4

Dhunë ndaj femrave, recidivist dhe i burgosur për tri vite - zbulohet dosja tronditëse e Jozi Markut në Zvicër?

Vjen edhe reagimi i Sekretarit amerikan të Shtetit, rreth sulmit rus në Sumy të Ukrainës

Brenda projektit të Norvegjisë ku po ndërtohet "rruga nënujore më e gjatë dhe më e thellë në botë"

Real Madridi merr vendimin shokues – lejon largimin e një lojtari shumë të rëndësishëm

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Gazeta prestigjioze zvicerane "20 Minuten" shkruan për rastin e sulmit të Jozit ndaj Gjestit në Big Brother VIP Albania 4

Dhunë ndaj femrave, recidivist dhe i burgosur për tri vite - zbulohet dosja tronditëse e Jozi Markut në Zvicër?

Presidentja e ashpër me Qeverinë: E refuzuan heqjen e taksës ndaj Amerikës, Serbisë ia mbajmë taksën zero

Gjendja e Gjestit një ditë pas sulmit fizik të Jozit në Big Brother VIP Albania 4, që ndodhi në transmetim direkt

Klubi anglez mund të fitojë miliona euro falë Barcelonës në fund të sezonit

Skandal apo marketing? Pavarësisht dhunës në spektakël, Jozi fiton afro 10 mijë ndjekës më shumë në Instagram pas incidentit