LAJMI I FUNDIT:

Reinhard Priebe nuk votohet për anëtarë në ASHAM

Reinhard Priebe nuk votohet për anëtarë në ASHAM

Akademikët në Akademinë e Shkencave dhe Artit në Maqedoni (ASHAM) propozuan, por Kuvendi i këtij institucioni nuk e votoi ekspertin evropian Reinhard Priebe për anëtar jashtë përbërjes së ASHAM-it. Këtë e ka konfirmuar nënkryetari i ASHAM, Luan Starova.

Në kuvendin zgjedhor të ASHAM, i cili u mbajt më 6 qershor, u propozua që Priebe të jetë anëtar jashtë përbërjes, por propozimi në votim nuk ka kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Eksperti i sundimit të ligjit i Komisionit Evropian, i cili së bashku me një grup kolegësh i përgatiti raportet për Maqedoninë mbi prioritetet urgjente të reformave, u propozua nga disa akademikë.

Në një njoftim të shkurtër për seancën e 6 qershorit për zgjedhjen e anëtarëve, ASHAM shkruan se si anëtare korrespondente e Akademisë është zgjidhur Blazo Boev, për anëtar të Akademisë jashtë përbërjes u zgjodh Vladimir Kostiç dhe për anëtar nderi u zgjodh Omer Kaleshi.