LAJMI I FUNDIT:

Shqiptarët e Kosovës, pjesë e ushtrisë zviceriane (Video)

Shqiptarët e Kosovës, pjesë e ushtrisë zviceriane (Video)

Përveç fushave të ndryshme siç është futbolli, shqiptarët e Kosovës janë integruar shumë mirë edhe në ushtrinë e Zvicrës. Disa prej tyre tregojnë edhe eksperiencat e veta për ABC News.

Ushtria zviceriane. Një ushtri e organizuar, pa shumë sfida.Ushtria është obligim në një vend që në historinë e luftërave zë vend shumë pak. E fundit ka qenë disa javore para më shumë se 150 viteve.


Përgatitjet për ushtrime ushtarake janë të zakonshme dhe disiplina e uniformës nuk mungon. Shumica prej tyre kanë profesione të ndryshme dhe ushtrinë e rregullt e përbëjnë pak për qind profesionistë.

Socondos apo gjenerata e dytë e emigrantëve që tashmë janë zvicerian janë pjesë e saj, ashtu siç janë pjesë e çdo gjëje në shtetin besëlidhjes helvetike.

Arbon Smakaj dhe familja e tij janë shpërngulur aty nga Deçani i Kosovës.  Shumë prej tyre zgjedhin ushtrinë për të qenë më gjatë në shërbim. Ushtria zviceriane është neutral në botën e forcës, por ka bashkëpunim me NATO-n dhe është pjesë e misioneve paqëruajtëse.

Përgatitjet për armikun nuk mungojnë dhe saktësia aty është gjithçka dhe dallimi mes kombeve në uniformën e Zvicrës nuk është i rëndësishëm. Për ta formuar një ushtri, Zvicra ofron përfitime për ata që vendosin të rrijnë më gjatë në uniformë, nga mosha e re e deri tek afër pensionit. Ka shumë kundërshtarë dhe ka një sistem të ofertës së shërbimit civil. Në misione jashtë janë në Bosnje dhe Kosovë në Ballkan, por edhe si garda e Papës në Vatikan.

Arbon Smakaj është entuziast. I lumtur që është pjesë e ushtrisë zviceriane, thotë se në familje e përgëzojnë për punën. Dëshiron të jetë ende pjesë e ushtrisë pasi makineritë e rënda duken pjesë e tij.

Ushtria bën përgatitjet për të shtënë me altileri. Përgatitjet janë të rregullta dhe zvicerianët shpesh armët i mbajnë në shtëpi nëse janë pjesë e ushtrisë. Gati për të reaguar pavarësisht se në jetën e përditshme ata kanë profesione të ndryshme. Këtu profesionistë janë vetëm pesë për qind të tyre.

Christop Schupbach, është komandant. Vjen nga qyteti i Bernit dhe thotë se kulturat e ndryshme e bëjmë më interesante. Por, motivimi dhe respekti është i njejtë për secilin zvicerian.

Për shumë prej tyre ushtrinë e mbarojnë dhe qëndrojnë pjesë e saj deri në moshën 50-vjeçare. Femrat në ushtri janë vullnetare, por për meshkujt shërbimi është i domosdoshëm. Një pjesë kanë qenë në misione, por për shumë shërbimi brenda mjafton. E njohur për neutralitet, megjithatë gjithçka duket gati për luftë. Të paktë janë ata që e imagjinojnë se një gjë e tillë do t’i ndodhte Zvicrës.

Shqiptarët dhe të huajt përbëjnë një pjesë të rëndësishme të ushtrisë. Ushtrimet ndodhin në hapësira të ndryshme dhe koordinimi dhe vendet nga ku do të shtihet janë të papritura. Por, ato duken larg atyre ballkanike.

Ushtria zviceriane është e kujdesshme dhe nuk i ndan ata në vendas dhe të huaj pavarësisht origjinës. Leja për të filmuar është e vështirë në një vend, ku secili që ka pasaportën konsiderohet i barabartë.

Zvicra edhe pse neutrale, pas Luftës së Dytë Botërore kishte siguruar strehim në rast sulmi për më shumë se 100 për qind të popullsisë. /ABC News/

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Lajme
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori