Në seancën e sotme për rastin “Monstra” në Gjykatën Penale janë shfaqur materiale audio dhe video nga marrja në pyetje e dëshmitarit të mbrojtur Haki Aziri nga 7 maji 2012.
Paraprakisht në pyetjen e prokurores së PSP-së, Fatime Fetai u përgjigj dëshmitari Ahmet Bekir, i cili në seancën e kaluar derisa dëshmoi për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës u alivanos, njofton AIM.
Ai para gjykatës në mënyrë konfuze rrëfente për ditën e vrasjes. Tha se i ka parë djelmoshat atë pasdite dhe se prej tyre dhe prej miqve kanë kërkuar bukë për të bërë peshkim.
Ai tha se kur janë larguar rreth orës 19:00 i kanë parë djelmoshat se si qëndrojnë shtrirë në bark, por nuk janë ndalur pasi janë frikësuar. Rrëfeu se kanë takuar një njeri me pushkë automatike, i cili pasi i ka pyetur se si quhen u ka thënë të shkojnë që të mos i vrasë.
Bekir theksoi se nuk i kujtohen detajet, pasi që ka ndodhur para gjashtë vitesh, si dhe se është analfabet dhe nuk i kupton mirë një pjesë të pyetjeve të prokurores Fetai.
Para gjykatës sot dëshmi dha edhe dëshmitari Sasho Lazarevski, fqiu i njërit prej djemve të vrarë.
Ai tha se dy orë para se të vriten djemtë ka qenë për peshkim në liqen, ndërsa më pas ka shkuar në shtëpi. Shtoi se ka qenë me barkë në liqen dhe se kur ka shkuar në shtëpi nuk ka pasur peshkatarë.
Në seancën e kaluar janë marrë në pyetje tre dëshmitarë, të cilët më 12 prill 2012 kanë peshkuar në Liqenin e Smillkovës.
Për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smilkovës më 12 prill të vitit 2012, kur ishin vrarë djemtë Kire Triçkovski, Filip Sllavkovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandër Naçevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski, ishte hapur lënda “Monstra”, ndërsa me burgim të përjetshëm ishin dënuar Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviqi dhe Fejzi dhe Haki Aziri dhe Sami Luta.
Gjykata e Lartë në dhjetor të vitit të kaluar i pezulloi aktgjykimet, i liroi nga paraburgimi të dënuarit Agim Ismailoviq, Haki Aziri, Sami Luta dhe Fejzi Aziri, si dhe iu caktoi masa parandaluese. Për gjykatën ende janë të pakapshëm Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviqi pas të cilëve janë shpallur fletëarrestime ndërkombëtare.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Hamza në dy lagje të Prishtinës: Kosova mundet ma mirë për të gjithë, besoni në mundësitë që ofron vendi ynë
“Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës”, avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’
Arrestohet Nol Nushi i PSD-së
Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit
Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri