Bjorn Lomborg
Disa politika duken aq altruiste saqë është thuajse e pamundur të imagjinosh të ketë ndonjë refuzim për to. Për shembull, dhënia kredi e sasive të vogla të parave apo fshirja e borxheve për ata që janë në varfëri ekstreme supozohet të ndihmojnë ata që janë më në nevojë dhe të dyja qasjet duken krejt të natyrshme. Megjithatë, shqyrtimi tregon se këto politika me qëllim të mirë çojnë në rrugë të gabuar.
Rreth një dekadë më parë, OJQ-të, organizatat ndërkombëtare dhe filantropët e trumbetuan mikrokredinë si një zgjidhje që do t’i jepte fund varfërisë ekstreme. Kombet e Bashkuara e projektuan vitin 2005 si Vitin Ndërkombëtar të Mikrokredisë dhe kur Çmimi Nobel për Paqen iu dha Muhammad Yunus dhe Bankës Grameen vitin pasues, komiteti i Nobelit deklaroi se mikrokredia “ishte një instrument edhe më i fuqishëm në luftën kundër varfërisë”. Ylli i popit Bono shkoi më tej: “Jepi një burri një peshk dhe ai do të hajë atë ditë. Jepi një gruaje mikrokredit, ajo, bashkëshorti i saj, fëmijët e saj dhe e gjithë familja do të hajë për gjithë jetën”.
Për fat të keq, prova të mbledhura me kujdes gjatë shumë viteve tregojnë se nuk ekziston një zgjidhje e artë për varfërinë – dhe sigurisht nuk ka diçka si një politikë e lehtë dhe e thjeshtë që të ushqejë një familje për gjithë jetën. Një seri provash kanë ulur rëndësinë e programit të mikrokredisë dhe në shumë raste, këto skema thjesht nuk rezultojnë shumë dobisjellëse në luftën ndaj varfërisë. Rrallë është zbuluar se ato kanë rritur të ardhurat mesatare ndjeshëm. Më keq akoma, ato kanë rrezikun të zhysin edhe më në borxhe të varfrit.
Kërkimi i ri zbulon se pyetje të vështira duhen bërë për politikat e fshirjes së borxhit, që janë zbatuar në disa shtete në Indi. Vitin e shkuar, Uttar Pradesh, Maharashtra dhe Punjab ndërmorën fshirje masive borxhi për fermerët që në total i kushtuan Indisë 0.5 për qind të PBB-së.
Komisionuar nga Tata Trusts dhe Konsensusi i Kopenhagës për Konsensusin e Indisë, profesor Nilanjan Banik nga Universiteti Bennett në Greater Noida, studioi skemat. Analiza e tij tregon se nëse për shembull shteti indian i Rajasthan do të kopjonte shtetet e tjera dhe do të fshinte kreditë e pronarëve të tokave me më pak se 2 hektarë, kjo do të kushtonte 117.4 miliardë rupi (1.7 miliardë dollarë).
Megjithatë, vetëm 15 për qind e fermerëve më të margjinalizuar (ata me më pak se një hektar tokë) do të kishin akses në kredinë formale, ndaj ky tolerim bën pak për të ndihmuar më të varfrit. Megjithatë, eksperienca të mëparshme kanë treguar se toleranca e treguar i bën bankat më të kujdesshme në huadhënie, duke çuar në një pakësim prej 15% të kredidhënies në vitet në vazhdim. Kjo ul të ardhurat për 13.5 për qind e fermerëve më të cenueshëm.
Pra, ndërsa toleranca ofron ca para më shpejt, përfundon duke bërë më pak mirë se sa kushton. Çdo rupi e shpenzuar kthen vetëm 0.8 rupi përfitime. Ashtu si mikrokredia, fshirja e borxhit është një mënyrë me qëllime të mira për të ndihmuar më të varfrit por që dështon të gjenerojë përfitimet e premtuara.
Megjithatë, kërkime të tjera zbulojnë qasje që do të bënin më shumë. Analizat e reja nga Konsensus India pasojnë qasjen e Konsensus Kopenhagës për të studiuar kostot dhe përfitimet, përdorur më parë për të përmirësuar prioritetet e miliarda dollarëve shpenzime në Haiti dhe Bangladesh dhe për të ndihmuar OKB në arritjen e Synimeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm.
Në shtetet indiane ku shumë fermerë jetojnë në varfëri ekstreme, përmirësimi i rrjedhës së prodhimeve në tregje është më i rëndësishëm se heqja e borxheve apo ofrimi i mikrokredisë. Aktualisht, rreth 20% e prodhimeve të freskëta të Indisë shkon dëm për shkak të problemeve në ruajtje, ndaj shumica e fermerëve të vegjël nuk rrezikojnë të rrisin kultura që mund të prishen shpejt por që do të jepnin më shumë të ardhura.
Duke përdorur sërish shtetin e Rajasthan si shembull, krijimi i infrastrukturës për të ruajtur dhe transportuar qumësht, fruta dhe perime do të kushtonte gjysmën e heqjes së kredisë. Pakësimi në ushqimin e çuar dëm, kombinuar nga inkurajimi i fermerëve për të kaluar te prodhimet që sjellin më shumë fitime, do të gjeneronte përfitime që vlejnë 15 herë më shumë.
Edhe më i rëndësishëm është promovimi i farërave me cilësi të lartë për të sjellë prodhime më të mira, rritje të sasisë së prodhuar dhe shtim të të ardhurave. Kërkimet nga Surabhi Mittal of TARINA (Asistenca dhe Kërkimi Teknik për Bujqësinë dhe Ushqimin Indian) tregojnë se kjo do të rriste fitimet me 10% duke sjellë 20 herë më shumë fitime se kosto.
Kërkimi i ri tregon se ka më shumë mënyra për të ndihmuar më të varfrit sesa thjesht ndihma e fermerit.
Kërkimi nga William Joe dhe Abhishek Kumar i Institutit për Zhvillim Ekonomik dhe Shkolla e Shkëndetit Publik T. H. Chan zbulon se investimi në ushqim është një mënyrë e lirë për të ofruar ndihmë të fuqishme afatgjatë. Diarreja është një vrasës madhor i fëmijëve dhe këshillimi i nënave për të përmirësuar ushqimin me gji, përgatitjen e ushqimit dhe larjen e duarve mund të kushtojë më pak se 20 dollarë për çdo nënë, gjë që do të sillte transformim të jetës së foshnjave dhe rritje të prodhimit dhe begatisë. Përfitimet janë 40 herë më të larta se kostot në Rajasthan dhe deri 60 herë më të larta në Andhra Pradesh.
Politika të tjera me përfitime shumë të larta që ndihmojnë ata në pozita më të këqija përfshijnë përmirësimin e parashikimit të sektorit privat në kujdesin për tuberkulozin dhe sigurimin që kushdo ka akses në planifikimin familjar.
Këto nuk janë gjëra që ne i mendojmë si politikat tradicionale anti-vërfëri. Por duhet të favorizojmë qasje që ndihmojnë të varfrit më shumë për çdo qindarkë të shpenzuar, pavarësisht se si emërtohen politikat. Në luftën ndaj varfërisë, duhet të jemi skeptikë ndaj politikave që zgjidhin gjithçka me një të rënë të lapsit dhe të sigurohemi se çdo politikë, sado me qëllime të mira, të hetohet thellë. Ne gjithashtu duhet të favorizojmë politika që bëjnë përmirësimet më të mëdha në jetët e atyre që jetojnë më keq. /Project Syndicate/reporter.al/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Dardanët e nisin ndeshjen me gol, Kosovë 1-0 Lituani: Muharrem Jashari zhbllokon sfidën
Kurti: Unë nuk mund të imponoj asociacion të komunave në Republikë, u takon vet komunave ta bëjnë atë
Flet daja i Fitore Pacollit pasi mori grant 100 mijë euro: Fitoren e kam mbesë, kam konkurruar tri herë
"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve
Senatori Blumenthal i shkruan Blinkenit: SHBA-ja t'i mbajë sytë kah Kosova sepse rrezikohet nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Faktet më të çuditshme që mund të mos i dini për Elon Musk
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky
“Më mirë të më shajnë nënën, sesa të këndojnë “Serbi, Serbi”” - Llullaku shpjegon për mediat rumune se pse lojtarët e Kosovës vendosën të largohen
“Do thyejmë të gjitha rekordet”, Ronaldo thotë se mysafiri i tij i radhës në YouTube është më i famshëm se ai
“E dimë si ke shkuar në finale” - përplasje në mes të Edona James dhe Santianës live gjatë emisionit