Procedurat e prokurimit publik u shpërfillën tërësisht nga Universiteti Publik i Prizrenit kur u angazhua një organ mbikëqyrës për projektin e renovimit të konviktit të këtij universiteti.
Kështu ka konstatuar Zyra Kombëtare e Auditimit në raportin vjetor mbi Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ku përfshihen universitetet publike.
Universiteti ‘Ukshin Hoti’, kishte angazhuar një organ mbikëqyrës që kompensohet me 1 përqind të vlerës së kontratës, pa hapur procedura të prokurimit.
“Rregullat dhe udhëzuesi operativ i prokurimit publik i vitit 2016 rregullojnë që në raste të angazhimit të organit mbikëqyrës duhet të zhvillohen procedurat prokurimit. Universiteti i Prizrenit kishte angazhuar me kontratë për shërbime të veçanta një organ mbikëqyrës për projektin “Renovimi i konviktit të UPZ-së” në vlerë 370,370€, pa zhvilluar procedurat e prokurimit. Për periudhën gjashtë mujore sipas marrëveshjes organi mbikëqyrës do të kompensohet me 1% të vlerës së kontratës (3,703€).”,thuhet në raport.
Problemet me prokurim në këtë universitet i kishin kushtuar edhe studentëve duke pasur probleme me sistemin elektronik për menaxhimin e studentëve (SEMS).
Universitetit të Prizrenit i kishte skaduar kontrata për ”Mirëmbajtja e Sistemit Elektronik të Menaxhimit të Studentëve (SEMS)” me 04.10.2017. Edhe pse ky projekt ishte i paraparë me planin e prokurimit, zyra e prokurimit nuk kishte ndërmarrë asnjë veprim për të filluar me procedurat e duhura në prokurim në mënyrë që të përzgjidhet ndonjë operator i cili do ta mirëmbante SEMS-in.
Sipas auditorit, Situata e njëjtë pothuajse ishte edhe në Universitetin e Gjakovës i cili kishte shfrytëzuar kontratën e UPz për mirëmbajtjen e SEMS-it.
Në një kontratë tjetër me vlerë mbi 4 mijë euro, dokumente të prokurimit kishin kaluar pa nënshkrimin e zyrtarëve kompetent.
“Në projektin ’’Furnizim me tonera” për nevoja të UPz në vlerë 4,717€, vërejtum se deklarata për disponueshmëri të fondeve nuk ishte e nënshkruar nga Zyrtari Kryesor Administrativ dhe Zyrtari Kryesor Financiar. Zyra e prokurimit kishte vazhduar me aktivitetin e prokurimit dhe kishte nënshkruar kontratën.”, thuhet në raport.
Auditori ka gjetur se probleme kanë pasur edhe universitetet tjera publike.
Në vitin 2017, Universiteti i Prizrenit6, Universiteti i Gjilanit dhe Universiteti i Ferizajt nuk kishin hartuar plane strategjike.
Po ashtu, Universiteti i Pejës “Haxhi Zeka” dhe Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” kishin regjistruar disa pasuri mbi 1,000€, në sistemin e e-pasuria në vend që të regjistrohen në SIMFK.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush
Fitness qendra "Oxygen" në Tetovë, investimi mahnitës që hap dyert nga data 10 janar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025