Problemi i të bërit biznes në Kosovë vazhdon të mbetet një sfidë e cila çdo ditë e më shumë po rëndohet dhe shteti është duke humbur me miliona euro tatime dhe mijëra të punësuar, u tha gjatë takimit të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK), me bizneset e komunës së Gjilanit dhe Kamenicës të sektorit të separacionit.
Gjatë këtij takimi së pari u prezantua OAK dhe aktivitetet që ajo po ndërmerr për të ndihmuar në zgjidhjen e problemeve të bizneseve në mënyrë individuale apo të një sektori të caktuar.
Kryetari i bordit të OAK-së, Skënder Krasniqi theksoi se qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi lidhur me Projektligjin për Miniera dhe Minerale, ku separacionet duhet të përfshihen ndarazi nga minierat.
Ai njoftoi të pranishmit nga afër për angazhimin që OAK ka bërë për sektorin e Gurthyesve dhe njëkohësisht shprehu vullnetin e Odës që në këtë rrugëtim t’i ketë edhe Seperacionet.
Hamdi Malushaj dhe Hysni Zogaj, anëtarë të bordit theksuan që bizneset duhet të jenë më të organizuara, në mënyrë që shteti t’i ketë parasysh kërkesat e tyre dhe njëkohësisht do të kenë më të lehtë të ndikojnë në arritjen e lehtësirave të kërkuara nga bizneset.
Sipas një komunikate të OAK, të pranishmit falënderuan përfaqësuesit e OAK-së për këtë takim dhe cekën se vështirësitë për të qenë pjesë e këtij sektori çdo ditë e më shumë po shtohen.
Problem kryesor u konsiderua aplikimi për licencë, kjo sepse bizneset vazhdimisht duhet të vizitojnë KPMM-në, derisa të pajisen me të.
Në takim kishte biznese që iu është dashur nga 100 deri në 333 herë të vizitojnë KPMM-në për një licencë.
Gjithashtu për marrjen e një licence në separacion do të duhet dokumentacion që shkon deri në 20.000 euro.
Si pasojë e këtyre problemeve bizneset janë duke i zvogëluar numrin e të punësuarave. Në takim kishte biznese që nga 70 të punësuar janë detyruar të zbresin në 15 të punësuar.
Gjithashtu biznesmenët theksuan se ndryshimi i bërë në ligjin ekzistues obligon bizneset që për rikultivim të përdoren garancionet bankare, duke mos i lejuar si opsion kompanitë e sigurimit, gjë që po ndikon në dëmtimin e bizneseve.
Pas dëgjimit të problemeve nga bizneset, u përmblidhen edhe kërkesat kryesore të seperacioneve, për të cilat Oda e Afarizmit të Kosovës do të angazhohet vazhdimisht derisa ta mundësojë realizimin e tyre, ndarja e seperacioneve nga minierat dhe njëkohësisht të thjeshtëzohen procedurat e aplikimit për licencë, kjo sepse nuk janë e njëjta kategori dhe kompleksiteti i punëve të tyre dallon shumë, të caktohet hapësira e licencës në lumë për çdo seperacion, kjo nënkupton që çdo seperacion të jetë përgjegjës për mirëmbajtjen e hapësirës së shtratit të lumit për të cilën është licencuar, si dhe të kthehet marrja e licencave në Komunë për separacion siç ka qenë me herët dhe shumë e shumë të tjera
Në fund të këtij takimi, të ftuarit u shprehën të hapur për të bashkëpunuar me OAK-në, drejt realizimit të kërkesave të tyre dhe tejkalimin e sfidave të këtij sektori.
Në takim morën pjesë edhe koordinatorja Donika Gashi dhe zyrtarja Mirjeta Shala. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'