Carolin Emcke
Ndoshta edhe njëherë duhet të shpjegohet se puna gazetareske vërtet përbëhet nga puna.
Se nuk bëhet fjalë vetëm për mbajtjen e një mikrofoni apo një kamere, por për punë analitike, hermeneutike, kritike, gjatë së cilës qëllimi është që mundësisht saktë të hulumtohet, të rrëmohet me pyetje, të shtjellohet një temë sociale, politike, kulturore.
Është e habitshme sa pakujdesshëm ndonjë redaksi televizive po e delegjitimon veten, duke u sjellë sikur nuk ekziston fare -puna redaksionale. Përbetimi se “ne vetëm po përpiqemi të përshkruajmë situatën si është” nuk dëshmon assesi objektivitet vetëkritik, por papërgjegjësi vetëhipnotizuese.
Thua se ashtu e shkarkon barrën, të cilën e ka për detyrë ta bart gazetaria reflektuese: të japë arsye për vendimet, të cilat i marrim me çdo tekst që shkruajmë, çdo karikaturë që vizatojmë, çdo film që montojmë, çdo emision që prodhojmë, çdo titull, çdo grafikë, çdo fjali.
Vendime për atë se përse një pamje e veçantë e realitetit duhet të jetë më relevante se një tjetër, pse një pamje më ilustruese, pse një ngjarje me reprezentative për një rajon, me çfarë asociimi ndërlidhet një temë apo një grup, çfarë ngjyre të zërit i jepet një kronike, cilat afekte preken me atë rast, me çfarë gjesti stilistik formulohet: më shumë kërkues, më shumë akuzues, më shumë shpotitës, më shumë informues.
Si gazetare dhe gazetarë ne përzgjedhim, disave u kushtojmë vëmendje dhe të tjerëve jo, ne krijojmë apo korrigjojmë asimetri të dukshmërisë, ne nuk riprodhojmë vetëm, ne vendosim çka është riprodhim, çka konsiderohet tipike dhe çka jo, ne krijojmë qëllimisht apo paqëllimshëm lidhjet e kolektivave me tipare.
Cilat imazhe bëhen ikona, cilat praktika janë të zakonshme, cilat perceptohen të pazakonshme, cilave shqetësime u rritet vlera dhe cilat përqeshen – këto i bëjmë ne.
Cilat biseda janë të nevojshme për të kuptuar botën e globalizuar?
Cili spektër i perspektivave është i nevojshëm për të qenë i drejtë ndaj shumëllojshmërisë së mënyrave të jetës? Cilat tema sociale, ekonomike, ekologjike janë me të vërtetë urgjente?
Si mund të rikthehen në biseda refleksioni dhe dyshimi? Si mund të diskutohen ato fenomene komplekse, të cilat iu shmangen imazheve dhe gjykimeve të thjeshta?
Çka duhet ndërmarrë kundër dezinformimit dhe gënjeshtrës? Si mund të komunikohet respekti për dinjitetin njerëzor?
Te kritikosh vetëm paragjykimet e të tjerëve, por ato vetjake t’i lësh në këndin e vdekur të paprekshmërisë profesionale, është pak në këto kohëra të errëta. Ne jemi të lëndueshëm nga gabimet dhe keqkuptimet tona dhe vetëm mund të përpiqemi të mësojmë prej tyre. /Tema/
(Teksti i plotë u botua në gazetën gjermane “Süddeutsche Zeitung”. Autorja ka raportuar nga Kosova gjatë vitit 1999).
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania