Jens Thurau
Dikur, para ca kohe, në një nga mbledhjet e grupit parlamentar unionist Angela Merkel thuhet se e shprehu dakordimin e saj. “Nëse duhet patjetër, atëherë le ta bëjmë”. Shumë parlamentarë të të gjitha grupeve parlamentare kishte kohë që kishin kërkuar që t’i zëvendësonin pyetjet e thata ndaj qeverisë prej përfaqësuesve të popullit, gjithmonë të mërkurave në çdo javë seancash parlamentare, me një spektakël të vërtetë me kryetaren e pranishme të qeverisë. Të paktën tri herë në vit. Sepse deri tani, me vite të tëra, përgjigje për pyetjet e komplikuara kanë dhënë sekretarët e shtetit nga ministritë.
Por, në vizitat në botën e jashtme, si për shembull në Britaninë e Madhe dhe në Spanjë deputetët e Bundestagut patën përjetuar sa të gjalla mund të jenë orët e pyetjeve me kryetarët e qeverisë. Dhe tani, pas premierës në Gjermani mund të thuash: ata kishin të drejtë, ia vlejti.
Ia vlejti edhe për Angela Merkelin. Pse druhej kancelarja nga kjo marrje në pyetje? E sigurt në fakte dhe pa iu dredhur qerpiku iu përgjigj ajo pyetjeve për raportin me Rusinë, për Donald Trumpin, për Kinën, për skandalin me Zyrën Federale për Refugjatët. Dhe natyrisht, kjo është bërë tashmë e zakonshme në Bundestag, populistët e djathtë të Alternativës për Gjermaninë shkumëzuan dhe provokuan pa fund. Merkeli ka shkaktuar një përmbytje me migrantë, ka asgjësuar miliarda, kur ka ndër mend të japë dorëheqjen?
Bën pjesë pa dyshim në virtytet e mëdha të kancelares që e humbet rrallë kontrollin, kjo u konfirmua edhe këtë herë. Në vend të kësaj, ajo e shfrytëzoi rastin për të shprehur falënderime për mijëra punonjësit e Zyrës Federale të Migrimit. Kështu veprohet, kur do ta lësh që të vejë huq kundërshtari politik. Dhe: kancelarja e shfrytëzoi orën e pyetjeve për disa pozicionime shumë të qarta. A nuk do ta përfshijë ajo Rusinë sërish në grupin e shteteve të mëdha të industrializuara, pra që grupin G7 ta bëjë sërish G8? Në asnjë mënyrë, sepse “aneksimi i Krimesë ishte një shkelje flagrante e së drejtës ndërkombëtare”. Prandaj përjashtimi i Rusisë është i drejtë, tha kancelarja. Pikë.
Mirë për Merkelin ishte edhe që partneri i saj i koalicionit, socialdemokratët i rezistoi tundimit që tensionet e krijuara në aleancën qeveritare t’i shkarkonin në seancën e pyetjeve për Merkelin. Socialdemokratët bënë pyetje të sjellshme specifike, këtu mund të ishin treguar edhe më të ashpër, për shembull duke bërë pyetjen se sa bashkëpërgjegjësi mban Merkeli për kushtet e këqia në Zyrën Federale për Migrimin, bashkëpërgjegjëse ajo me siguri që është. Por, kjo pyetje nuk u dëgjua.
Si përfundim: Po të ketë pasur ndonjëherë frikë nga kjo marrje në pyetje Merkeli, nga “pjekja në skarë” siç shkruan disa gazeta, atëherë mund të thuash se frika ka qenë pa bazë. Po të vazhdojë gjithmonë kështu, Merkeli me siguri që do të shkojë me dëshirë për ta pyetur. Dhe fare në fund ajo i la të pranishmit të shijonin pak humorin e saj të qetë, të cilin përndryshe e njohin vetëm njerëz shumë pranë me të: “Sado keq që të vjen, ja që e gjitha mbaroi. Po do të vij prapë”, iu drejtua ajo sallës. Epo atëherë…
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj