LAJMI I FUNDIT:

Shemben mijëra tulla mbi fëmijët që po luanin, shpëtojnë mrekullisht (Video)

Shemben mijëra tulla mbi fëmijët që po luanin, shpëtojnë mrekullisht (Video)

Dy fëmijë të vegjël kanë arsye të fortë të festojnë, për faktin se kanë shpëtuar edhe pse mbi kokën dhe trupin e tyre përfunduan mijëra tulla që u shemben në një fshat në Kinë.

Ata praktikisht u “varrosen” për së gjalli në prezencë të nënës së tyre, e cila pasi pa se çfarë ndodhi bëri të pamundurën që t’i nxjerr dhe shpëtojë fëmijët, transmeton Telegrafi.


Kalimtarët e rastit bashkuan forcat për ta ndihmuar nënën e brengosur për sigurinë e fëmijëve, të cilët i mbijetuan tullave dhe pësuan vetëm disa mavijosje.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur vogëlushët po luanin afër tullave të palosura në një punëtori, kur befasisht ato shemben dhe i “mbulojnë”.

Megjithatë edhe përkundër murit të lartë të tullave që ishin mbi 2 metra lartësi të palosura, vogëlushët mashtruan vdekjen me disa lëndime të lehta trupore. /Telegrafi/