Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK), Rrustem Berisha priti në një vizitë zyrtare me ceremoni ushtarake ministren e Mbrojtjes së Francës, Genevieve Darrieussecq.
Ministri Berisha dhe ministrja franceze biseduan për bashkëpunimin e dyanshëm në mes të Kosovës dhe Francës, MFSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Francës si dhe për zhvillimet në fushën e sigurisë në Kosovë, rajon dhe më gjerë.
Berisha e falënderoi ministren Darrieussecq për bashkëpunimin dhe për ndihmën që Franca ka dhënë dhe po jep për Kosovën, dhe më pas e njoftoi mbi zhvillimet e përgjithshme në Ministri dhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës, me theks të veçantë për integrimin e gjinisë femërore dhe të komunitetit joshumicë në FSK, si dhe për gatishmërinë e FSK-së që të kontribuoj për paqen dhe sigurinë kudo që ka nevojë, në mënyrë që Kosova të jetë kontribuuese e paqes dhe sigurisë.
Gjithashtu, ministri i shprehu ministres të Mbrojtjes së Francës, Darrieussecq, interesimin për akademitë dhe shkollat ushtarake franceze, me qëllim të shkollimit dhe trajnimit të oficerëve dhe ushtarëve atje.
Ai po ashtu shprehu dëshirën për arritjen e një memorandumi bashkëpunimi ndërmjet të dyja vendeve në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, në të cilin do të konkretizoheshin aktivitetet e përbashkëta.
Ndërsa, ministrja e Francës, Genevieve Darrieussecq, pasi që shprehu falënderimin e saj për pritjen, i përgëzoi ministrin Berisha dhe komandantin e FSK-së gjeneral Rrahman Ramën për të arriturat e përgjithshme të FSK-së.
Darrieussecq ndër të tjera tha “rajoni i Ballkanit vazhdon të jetë i rëndësishëm për Francën, dhe në vazhdimësi jemi krenarë që kemi kontribuar për vendin tuaj. Franca është e kënaqur me të arriturat e vendit tuaj për të ecur përpara. Bashkëpunimi ndërmjet nesh do të vazhdoj të intensifikohet në të ardhmen”.
Ajo bëri të ditur se atasheu ushtarak i sapo akredituar për Kosovën do të jetë urë lidhëse ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes të Francës dhe Ministrisë së FSK-së.
Në fund, të dy ministrat u zotuan për intensifikimin e bashkëpunimit dhe mundësinë e rritjes së këtij bashkëpunimi në të gjitha fushat me interes për të dyja vendet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kurti takohet me zyrtarin amerikan, Richard Verma – bisedojnë për për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve
Anëtarët e PDK-së në KQZ: Ka tendenca të manipulohet votimi në diasporë
Paraqitet aktakuzë ndaj 16 personave në Maqedoni, policë dhe doganierë kanë kërkuar ryshfet
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025