LAJMI I FUNDIT:

Shtirej si princ saudit, duke mashtruar investitorët – rrëfimi për njeriun që erdhi nga rrugët e varfra të Bogotës dhe u bë multi-milioner (Foto)

Shtirej si princ saudit, duke mashtruar investitorët – rrëfimi për njeriun që erdhi nga rrugët e varfra të Bogotës dhe u bë multi-milioner (Foto)

Një burrë në Florida i cili për dekada kishte pretenduar të jetë një princ saudit, ka pranuar se ka mashtruar investitorë të mëdhenj – madje me miliona dollarë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Anthony Gignac, i cili vinte nga rrugët e varfra të Bogotës – Kolumbi, i cili prezantohej si Khaled Al-Saud dhe i cili u deklarua fajtor për vjedhje dhe mashtrim të identitetit.

Anthony Gignac në vitin 1991, dhe Sulltan Bin Khalid al Saud të cilin ai ishte duke imituar

Sipas zyrës së prokurorit amerikan, princi fals dhe një nga bashkëpunëtorët e tij krijuan një kompani mashtruese të investimeve, Marden Williams International LLC, në qershor të vitit 2015 dhe iu drejtuan investitorëve me “mundësi ekskluzive biznesi”.


Madje, siç bëhet e ditur, nga vetëm një investitor i vetëm ata përfituan një “mbështetje” prej 5 milionë dollarësh.

Gignac gjithashtu krijoi një mënyrë jetese ekstravagante për të mbështetur mashtrimet e tij.

Siç thuhet më tej, 47-vjeçari pretendoi se ai kishte një vendbanim në Ishullin Fisher, një komunitet ekskluziv nga Miami Beach i arritshëm vetëm me traget ose helikopter.

Gignac në vitin 1995. Ai u prezantua si anëtar i familjes mbretërore saudite në një përpjekje për të blerë një hotel të shtrenjtë në Miami

Ai kishte një shenjë në derën e përparme e cila shkruante thjesht “Sulltan”. “Princi” u tha njerëzve se ai kishte imunitet diplomatik dhe voziste një Ferrari me targa të rreme diplomatike.

Gjithashtu, për të “bindur” njerëzit ai u dhuronte bizhuteri të shtrenjta dhe piktura të bazuara në linjat e tij të supozuara saudite.

Në mars 2017, mbret i rremë u përpoq të blinte një hotel me shumë milion dollarë në Miami, dhe qëndroi në hotel duke përdorur një kartë krediti në emër të një anëtari aktual të familjes saudite.

Gignac gjithashtu përdori disa pseudonime për udhëtime ndërkombëtare.

Ndërkohë, në nëntor, ai fluturoi nga Londra në qytetin e Nju Jorkut duke përdorur një pasaportë të falsifikuar, para se të arrestohej më në fund nga policia.

Kur hetuesit kontrolluan shtëpinë e Gignac në Miami, ata zbuluan kartela mashtruese diplomatike, karta krediti të paautorizuara, dokumente financiare të Mbretërisë Saudite, municione dhe mijëra dollarë.

Gignac përballet me një dënim maksimal prej 20 vjetësh për akuzat për mashtrim dhe është planifikuar të dënohet në gusht. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit - çfarë do të thotë kjo për Donald Trumpin?

Marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit - çfarë do të thotë kjo për Donald Trumpin?

Azia
Gjermania i dorëzoi armë të fuqishme Ukrainës - ky obus është më moderni në botë

Gjermania i dorëzoi armë të fuqishme Ukrainës - ky obus është më moderni në botë

Evropa
U vlerësuan si

U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri

Evropa
Çfarë dimë për armëpushimin dhe marrëveshjen e pengjeve mes Izraelit-Hamasit?

Çfarë dimë për armëpushimin dhe marrëveshjen e pengjeve mes Izraelit-Hamasit?

Azia
Ndryshe prej Netanyahut, presidenti izraelit thotë se ka marrëveshje me Hamasin

Ndryshe prej Netanyahut, presidenti izraelit thotë se ka marrëveshje me Hamasin

Azia
Kryeministri sllovak, Fico: Do t'ia jepja tre shpulla adoleshentit që refuzoi t'i jepte dorën presidentit

Kryeministri sllovak, Fico: Do t'ia jepja tre shpulla adoleshentit që refuzoi t'i jepte dorën presidentit

Evropa
Kalo në kategori