LAJMI I FUNDIT:

Pas marrjes së nënshtetësisë, “Spider-Man” i Parisit fillon punën e re – tregohet edhe pagesa që do t’i bëhet “zjarrfikësit të ri” (Foto/Video)

Pas marrjes së nënshtetësisë, “Spider-Man” i Parisit fillon punën e re – tregohet edhe pagesa që do t’i bëhet “zjarrfikësit të ri” (Foto/Video)

Emigranti malian i cili është krahasuar me një hero dhe ka fituar nofkën “Spider-Man i Parisit”, ka filluar një praktikë me brigadën e zjarrit në kryeqytetin francez.

Të martën, Mamoudou Gassama, një emigrant 22-vjeçar që kishte jetuar në Francë në mënyrë të paligjshme, u bë i famshëm ndërkombëtarisht pasi një video ku ai shihej duke u ngjitur në një ndërtesë për të shpëtuar një katërvjeçar të varur në ballkon u shpërnda me të madhe në internet.


Pamjet e pabesueshme tregojnë se Gassama duket se shfaq një forcë mbinjerëzore ndërsa ngjitet ndërtesës në Paris për të shpëtuar djalin, i cili ishte i varur në një nga ballkonet e saj.

Shpëtimi i fëmijës nga “Spider-Man” i Parisit, katër çështjet e diskutuara tanimë kanë marrë përgjigje (Foto/Video)
Lexo po ashtu Shpëtimi i fëmijës nga “Spider-Man” i Parisit, katër çështjet e diskutuara tanimë kanë marrë përgjigje (Foto/Video)

Ndërkohë është thënë se djali kishte “përfunduar në ballkon” pasi babai i tij nuk ishte në shtëpi dhe se “kishte qenë shumë i zënë duke luajtur Pokemon Go” derisa kishte dalë për të blerë.

Dhe akti i guximshëm i tij u shpërblye nga presidenti Francois Macron, i cili i dha Gassamës shtetësinë franceze dhe një vend pune si zjarrfikës.

Pasi lajmi rreth guximit të treguar nga ai u përhap gjithandej, përcjell Telegrafi, ai shkoi në një stacion zjarrfikësh për të nënshkruar një stazh 10 mujor për shërbimet e shpëtimit të zjarrit, i cili do t’i paguajë atij rreth 600 euro në muaj.

Gjithsesi ky veprim i presidentit francez ka marrë edhe reagime të ndryshme.

Derisa disa e kanë lavdëruar, ka pasur të tjerë që e kanë quajtur si një hipokrizi.

Claire Rodier nga GISTI, e cila mbështet imigrantët, ka vënë në dukje kontrastin midis trajtimit të Gassamas dhe politikës së përgjithshme të qeverisë ndaj migrantëve.

U ngjit në katin e katërt për të shpëtuar fëmijën e varur në ballkon, emigranti “Spider-Man” fiton nënshtetësi franceze – madje dhe një vend pune (Foto/Video)
Lexo po ashtu U ngjit në katin e katërt për të shpëtuar fëmijën e varur në ballkon, emigranti “Spider-Man” fiton nënshtetësi franceze – madje dhe një vend pune (Foto/Video)

Kjo pasi që, siç kanë raportuar mediat, Franca ka urdhëruar mbylljen me forcë të disa kampeve të emigrantëve në Paris. Si pasojë, më shumë se 2,500 njerëz do të mbeten të pastrehë. /Telegrafi/