Një gjë duhet pranuar për Recep Tayyip Erdoganin, duhet pranuar që presidentit turk nuk i mungojnë idetë e jashtëzakonshme. Gjatë një mitingu fushate elektorale, ai i bëri thirrje qytetarëve që të kthejnë në monedhë turke paratë që kanë në dollar ose euro: “Vëllezër, dollarët ose eurot që keni nën jastëk, kthejini në lira. Së bashku ne do ta përballojmë këtë komplot”, u bëri ai thirrje ithtarëve që tundnin flamurin e tij në qytetin turko lindor, Erzurum.
Shkak për apelin e Erdoganit është humbja e madhe e lirës turke. Në gjashtë muajt e fundit lira ka rënë me gati 20 për qind të vlerës. Erdogan nuk shikon arsye ekonomike tek kjo gjë, por vetëm konspiracion të financiarëve vendas dhe të huaj.
Përveç apelit, presidenti turk njoftoi se mbas zgjedhjes në zgjedhjet presidenciale në fund të qershorit, ai do të kërkojë të vendosë kontrollin mbi Bankën kombëtare, deri tani të pavarur. Kjo e bën Marcel Fratzscherin të rrudhë ballin. Fratzscher është president i Institutit Gjerman për Kërkime Ekonomike (DIW). Ai mendon se Erdogani është bashkëpërgjegjës për mizerjen ekonomike të Turqisë. Njoftimi i presidentit se do t’i heq pavarësinë Bankës Qendrore turke, për të marrë përsipër marrjen e vendimeve që duhet të marrë banka, është “një nga arsyet kryesore të krizës ekonomike të Turqisë”. Si pasojë e një politike ekonomike të gabuar, mendon Fratzscher, gjithnjë e më shumë turq do largohen nga vendi ose do i dërgojnë kursimet e tyre jashtë Turqisë.
Në fakt, gjendja e ekonomisë turke është serioze. Kjo ka të bëjë edhe me atë që modeli ekonomik ka ndryshuar vitet e fundit. Prej vitesh Turqia ka importuar më shumë mallra sesa ka eksportuar. Si shpërblim, gjithnjë e më shumë të huaj kanë investuar në Turqi paratë e tyre, sepse shpresonin të merrnin më shumë përfitime. Ky konstrukt u zhvillua mirë vite me radhë dhe vendi ishte në rrugë të mirë ekonomike. Por, pas përpjekjes për puç 2016 dhe valës së arrestimeve dhe shkarkimeve, investitorët e huaj e humbën besimin. Ndërkohë, deficiti i llogarive rrjedhëse ka arritur pesë për qind. Niveli i inflacionit është aktualisht në 11 për qind, më shumë se dyfishi prej pesë për qind që ka vënë si objektiv Banka Qendrore turke.
Sjellja e Erdoganit në çështjet ekonomike e bën situatën edhe më të vështirë. Për të ndaluar inflacionin dhe rënien e monedhës vendase, Banka Qendrore zakonisht rrit përqindjet. Por, në Turqi, presidenti Erdogan lufton këtë formulë bazë të politikës ekonomike. Ai jo vetëm që flet hapur në publik kundër rritjes së përqindjeve, por ushtron presion ndaj ekspertëve të pavarur të politikës monetare, që të ulin përqindjet. Një arsye mund të jetë se Erdogan trembet se rritja e përqindjeve do të zbeh rritjen ekonomike prej 7,4 për qind të vitit të kaluar. Politika e deritanishme ekonomike, ka qenë një nga arsyet e suksesit të Erdoganit dhe partisë në pushtet, AKP. Presidenti vazhdon të jetë i preferuar tek ithtarët e tij, meqenëse shumë prej tyre ia dinë për nder përmirësimin e mirëqenies ekonomike.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Do e shkelje me këmbë siç ka bërë ajo me ty” - Xheneta Fetahu reagon ashpër ndaj pyetjes së Danjës drejtuar Gjestit

Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Macron nga Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja e paqes me Rusinë nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

24 ditë nga nisja e punimeve për rrethrrotullimin te rruga "C", ende nuk dihet se kur do të lëshohet për qarkullim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania