Andrej Gurkov
Shumë sipërmarrje gjermane e konsideronin tregun rus, deri para disa vitesh, si një prej tregjeve më të suksesshme. Por sektori i financave në Rusi i ka punët keq dhe në këtë mënyrë janë dëmtuar investitorët, prodhuesit dhe tregtarët. Të gjithë ata kanë shpresuar vazhdimin e bumit ekonomik.
Pas 12 vitesh punë në Rusi, MediaMarkt ka vendosur të tërhiqet nga ky vend. Tregtuesi më i madh me pajisje elektrike është i përfaqësuar në 14 vende të ndryshme të Europës. Ceconomy AG, e cila e mban këtë rrjet të dyqaneve në Rusi, tani po përpiqet t’ia shesë atë konkurrentit rus “M.Video”. MediaMarkt ka mbyllur në muajt e fundit gjashtë filiale në Rusi, gati çdo të 10-n. Kështu thuhet në raportin vjetor të kësaj sipërmarrje. Si shkak për tërheqje është dobësimi i rublës ruse dhe rënia e përfitimeve në Rusi. Për shkak të sanksioneve amerikane ndaj Rusisë, të vendosura në prill, mendohet se Rusia nuk do të ketë këtë vit rritje ekonomike.
Gjiganti tregtar gjerman, Otto Group, do të largohet pjesërisht nga Rusia. Në prill, koncerni ka bërë të ditur se këtë verë do t’i mbyllë dy online-shops: “otto.ru” dhe “quelle.ru”, që në Rusi veprojnë prej më shumë se 10 vjetësh. Otto Group kumtoi se mbyllja e këtyre dyqaneve online ka të bëjë me ndryshimet strategjike të koncernit. Një rol të rëndësishëm këtu luan edhe konkurrenca e shtuar ruse në tregun online. Ekspertët thonë se mbyllja e Online-Shops ka të bëjë megjithatë me dobësimin e rublës dhe rritjen e çmimeve të prodhimeve gjermane në treg.
Otto Group ka probleme edhe me “bonprix.ru” dhe shitësin e tekstilit “Witt”, por ka vendosur që këto të mos i mbyllë. Punën do ta vazhdojë edhe “eSolutions” sektori i shitjeve të logjistikës, marketingut dhe shërbimeve të IT.
Prodhuesi gjerman i pajisjeve sportive Adidas do ta reduktojë prezencën e vet në Rusi, varësisht nga zhvillimet në treg. Vendimi është marrë në vitin 2014, kur është regjistruar rënia e parë serioze e kursit të rublës. Pritjet e koncernit janë pesimiste. Adidasi e kishte shpallur Rusinë dhe vendet ish-sovjetike si prioritet në fillim të kësaj dekade – krahas Amerikës Latine dhe Kinës. Për një kohë të gjatë, Adidasi ka shënuar atje fitime të mëdha, deri në 10% në vit. Por fitimi tani ka rënë në vetëm 3% dhe, si pasojë, vitin e kaluar janë mbyllur shumë dyqane. Në këtë rajon kanë mbetur edhe rreth 600 dyqane, ndërkohë që para disa vitesh kanë qenë 1.200.
Metro AG u kthehet tregjeve Cash & Carry. Kjo sipërmarrje ka atje rreth 89 përfaqësi në 50 rajone të ndryshme të Rusisë, por edhe në Krimenë e aneksuar. Koncerni është aktiv në 25 vende të ndryshme dhe nuk përjashton, madje, që të shtohet numri i përfaqësive. Në këtë rajon është investuar kaq shumë para, sa që Metro AG nuk mund t’i lejojë vetes tërheqjen. Koncerni ka paraqitur në maj një plan për ndryshime të punëve në Rusi. Ai do të punojë në të ardhmen edhe me restorante, kafene dhe dyqane të vogla. Por edhe në fushën e Cash & Carry është shtuar dukshëm konkurrenca në Rusi. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëErjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak