LAJMI I FUNDIT:

Protesta e opozitës në Tiranë, Basha: Nuk jemi këtu për pushtet! (Video)

Protesta e opozitës në Tiranë, Basha: Nuk jemi këtu për pushtet! (Video)

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur para protestuesve të shumtë të mbledhur para godinës së Kryeministrisë në Tiranë.

“Sot jemi mbledhur me qindra mijëra për dritën e së vërtetës, për diellin tonë, për atë dritë që na u mohua në gjysëm shekulli komunizëm. Për atë dritë që u mjegullua shumë herë këto tre dekada. Për atë dritë që sot e kanë bllokuar retë e zeza të krimit, drogës e korrupsionit. Pikërisht kur është më errët njeriu kërkon më shumë dritën, ka thënë Basha.

“Sot më shumë se kurrë, sytë tonë kërkojnë dritën që vjen nga Perëndimi edhe pse shkëlqen nga larg. Sot jemi mbledhur me qindra mijëra për të treguar se jemi evropianë dhe si evropianë besojmë te liria, te demokracia, te shteti i së drejtës”.


“Protestojmë për liri, demokraci i drejtësi, me dinjitetin e forcën e njerëzve të lirë. Jemi këtu për t’i treguar Evropës, Perëndimit, se qeveria bizantine nuk përfaqëson popullin, aspiratën e shqiptarëve. Jemi mbledhur për të qëndruar si evropianë përballë qeverisë më antievropiane që ka sot Evropa.

Përpjakja jonë nuk ëhstë luftë për pushtet, është përpjekja kundër sundimtarit shkatërrues”, tha lideri opozitar.

————————————————-

Protesta e opozitës në Tiranë (Video/LIVE)

Mijëra qytetarë të Shqipërisë janë mbledhur në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në Tiranë, pranë ndërtesës së Kryeministrisë për të protestuar kundër Qeverisë dhe me kërkesë kryesore dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Me banderolën “Poshtë Pashallarët e Krimit’, partitë opozitare organizuan këtë të shtunë një protestë masive, siç thonë ato, kundër krimit dhe rrëzimit të dalzotësit të tyre, Edi Ramën.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka ftuar gjithë qytetarët për t’iu bashkuar protestës, ndërsa ka lënë të kuptojë se do të jetë një protestë paqësore, duke thënë se “mirëse të vini, fillojmë nga sheshi Skënderbej, marshim do të jetë. Të bashkohemi të gjithë si qytetarë kundër krimit dhe kundër drogës për Shqipërinë Europiane”.

Basha dhe kryetarja LSI-së, Monika Kryemadhi, të shoqëruar nga mbështetës, janë nisur nga selitë respektive drejt Ministrisë së Brendshme për të kërkuar largimin e Fatmir Xhafajt.

“Sot më shumë se kurrë të gjithë kërkojnë ikjen e Ramës dhe grupin e tij që kanë bllokuar hapjen e negociatave. Edhe kushtet e vështira, ne jemi të gatshëm t’i marrim përsipër, që t’u hapim shqiptarëve rrugën negociatave. Largimi i Edi Ramës largon çdo problematikë e do tu japë shpresë shqiptareve”, është shprehur Kryemadhi për mediat.

Kjo është protesta e tretë e organizuar nga “opozita e bashkuar” kundër Qeverisë së Edi Ramës.

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen

Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen

Kronika e Zezë
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?

Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?

Shëndetësi
Kuvendi i Kosovës pezullon punën një ditë para hapjes së fushatës zgjedhore

Kuvendi i Kosovës pezullon punën një ditë para hapjes së fushatës zgjedhore

Lajme
Kalo në kategori