Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, Rejhan Vuniqi, po qëndron për një vizitë dyditore në Republikën Portugeze.
Në kuadër të kësaj vizite ajo është pritur nga Sekretarja e Shtetit për Çështje Evropiane në Ministrinë e Punëve të Jashtme portugeze, Ana Paula Zacarias.
Duke e falënderuar nikoqiren e takimit për mbështetjen gjithëpërfshirëse që Republika portugeze i ka dhënë vendit tonë që nga periudha luftës, rindërtimin e paqes nëpërmjet forcave paqëruajtëse portugeze, njohjes së hershme dhe përkrahjes së parezervë për integrimin dhe anëtarësimin e Kosovës në Organizatat Ndërkombëtare e strukturat euro-atlanike dhe me qëllimin e thellimit dhe zgjerimit të bashkëpunimit të mëtutjeshëm bilateral në mes dy vendeve, Zëvendësministrja Vuniqi i ka dorëzuar edhe kërkesën zyrtare për hapjen e Ambasadës së Republikës së Kosovës në kryeqytetin portugez, Lisbonë, thuhet në njoftimin e MPJ-së.
Tutje thuhet se qëllimi dhe kërkesa për hapjen e Ambasadës së Kosovës në Lisbonë është mirëpritur dhe vlerësuar e rëndësisë së veçantë nga përfaqësuesit e shtetit pritës në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ndërsa është ri-konfirmuar vazhdimi i mbështetjes si në procesin e konsolidimit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës ashtu edhe në atë të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës si dhe rrugës së integrimit dhe anëtarësimit në strukturat euro-atlantike.
“Të dy bashkëbisedueset, veç tjerash, kanë rënë dakord që të zhvillohen konsultimet politike në mes të dyja vendeve në vjeshtën e këtij viti si dhe të punohet në organizimin e një Forumi Ekonomik në të ardhmen e afërt”, thuhet në njoftimin për media.
Gjatë ditës, zëvendësministrja Vuniqi është pritur edhe nga Kryesuesja e Komisionit për Çështje Evropiane në Asamblenë portugeze, znj Regina Bastos.
Zëvendministrja Vuniqi ka marrë pjesë edhe në aktivitetin kulturor Mini-Dokufest – Lisbonë, ku u shfaqën disa filma kosovarë në Institucionin kulturor portugez, që mbikëqyret nga Ministria e Punëve të Jashtme e Portugalisë -Institutin Camões.
Kjo ngjarje u organizua në bashkëpunim me DukuFestin dhe ku morrën pjesë edhe Drejtorja e Festivalit Nita Deda dhe Drejtori Artistik, Veton Nurkollari.
Në kuadër të kësaj vizite, Zëvendësministrja Vuniqi është shoqëruar nga Ambasadori jo-rezident i Republikës së Kosovës në Portugali, Qëndrim Gashi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025