LAJMI I FUNDIT:

Për pak nuk ia doli, përkundrazi e pësoi më së keqi: I burgosuri ishte pak metra nga liria pas “gërmimit” të tunelit 70 metra të gjatë (Video)

Për pak nuk ia doli, përkundrazi e pësoi më së keqi: I burgosuri ishte pak metra nga liria pas “gërmimit” të tunelit 70 metra të gjatë (Video)

Një i burgosur i cili ishte vetëm pak metra larg arratisjes – pas gërmimit të një tuneli prej 70 metrash, nga tualeti i qelisë së tij të burgut – ka gjetur vdekjen.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Judson Cunha Evangelista, 26 vjeç, besohet të ketë vuajtur nga mungesa e oksigjenit kur ai ka “gdhendur” tunelin, i cili kishte kaluar tashmë nën muret e burgut të sigurisë maksimale në Boa Vista, në Brazilin verior.

Bëhet e ditur se tuneli ka marrë muaj të tërë për ta gërmuar dhe thuhet se ai ishte vetëm pak metra larg arritjes së sipërfaqes, në pyllin afër.


Gjithashtu mendohet se i burgosuri kishte në plan t’ua mundësonte edhe të burgosurve të tjerë për të përdorur tunelin, në një përpjekje për arratisje masive.

Rruga e shpëtimit u zbulua nga policia që po heton nëse i burgosuri, i cili po shërbente burgun për vrasje, u kthye përsëri në qelinë e tij pasi u sëmur brenda vrimës.

Zyrtarët gjetën disa thasë mbeturinash dhe një kabllo elektrike që ishte me gjatësinë e tunelit, me një dritë në fund.

Tuneli tani është mbushur me beton, tha një zëdhënës. /Telegrafi/