Tetë pikat e para të derivateve të kompanisë botërore energjetike SHELL në Kosovë janë tashmë të hapura për shitje. Ardhja e SHELL-it është një lajm i mirë për Kosovën. Në muajin janar Al Petrol, u licencua si distributor i autorizuar pas nënshkrimit të kontratës me SHELL-it. Kompania jonë ka më shumë se 50 pika derivatesh, të cilat deri në fund të vitit do të ri-brendohen në SHELL. Po fillojmë me 8 pika derivatesh dhe do të vazhdojmë me ri-brendimin e të gjitha pikave.
SHELL konfirmon hyrjen e vet në Kosovë përmes një kontrate licencimi të brendit të shitjeve me pakicë me Al Petrol. Pikat e para të brendit SHELL do të hapen duke filluarnga 15 maji, por synimi është që gjatë vitit të parë të aktivitetit të hapen më shumë se 50 pika të shitjeve me pakicë të brendit SHELL. Pikat e reja të derivateve SHELL janë të vendosura në Veternik 1, Veternik 3, Vragoli, Sllatine, Obiliq, Mitrovicë, Prizren, Dragodan.
Hapja e pikave të reja SHELL në Kosovë është pjesë e një strategjie më të gjerë në përmbushje të aspiratave të SHELL-it për rritje dhe zgjerim të pranisë së pikave të brendit SHELL në një numër tregjesh të reja. Këto pika do t’u përmbahen standardeve më të larta të shërbimit, cilësisë së produktit dhe vlerave të brendit SHELL.
Brendi botëror SHELL vjen në Kosovë falë punës së madhe dhe angazhimit të palodhshëm të Latif Kryeziu, president i Al Petrol, kompania më e madhe e derivateve në Kosovë.
Me rastin e hapjes zyrtare të pikave të derivateve SHELL u organizua një ngjarje madhështore dhe plot surpriza, ku mori pjesë edhe Menaxheri i Përgjithshëm Global, Martin Lustenberger dhe u dha një përshëndetje e ngrohtë nga ish piloti i Formula 1, Kimi Räikkönen.
Pjesëmarrësit patën mundësinë të shohin demonstrime nga shkencëtarët e SHELL-it, të cilët janë të pasionuar për gjetjen e mënyrave të reja për të krijuar derivate efikase.
SHELL pret që të ndihmojë në furnizimin e vozitësve në Kosovë me derivatet dhe lubrifikantët me cilësi të lartë të SHELL-it, së bashku me një sërë produktesh të leverdishme të dizajnuara për të përmbushur nevojat e vozitësve të rregullt dhe klientëve të tjerë.
Rrjeti i brendit SHELL do t’u ofrojë vozitësve në Kosovë derivate që përdoren nga Scuderia Ferrari në Kampionatin Botëror të Formula 1 të 2018-së. SHELL është shitësi me pakicë më i madh në botë që operon në më shumë se 80 vende, të cilat çdo ditë u shërbejnë më shumë se 30 milionë klientëve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Ujë Mokne përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova