Jeffrey D. Sachs
Heqja dorë e Donald Trumpit nga Plani i Përbashkët i Gjithëpërfshirës i Veprimit (JCPOA) me Iranin dhe rivendosja e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara në atë vend kërcënojnë paqen globale. Siguria e Evropës varet nga mbrojtja e marrëveshjes me Iranin pavarësisht nga tërheqja e SHBA-së. Kjo, nga ana tjetër, kërkon që Evropa, së bashku me Rusinë, Kinën dhe shtetet e tjera anëtare të Kombeve të Bashkuara, të sigurohen që marrëdhëniet ekonomike me Iranin të mund të zhvillohen. Dhe kjo mund të ndodhë vetëm nëse Evropa përballet dhe përmbys sanksionet eksterritoriale të Amerikës, të cilat synojnë të pengojnë tregtinë dhe aktivitetet financiare me Iranin nga aktorët jo-amerikanë.
Qëllimi i lëvizjes së Trumpit është shumë i qartë: të rrëzojë regjimin iranian. Duke pasur parasysh këtë marrëzi, qytetarët evropianë ndiejnë se interesat e sigurisë të Evropës nuk janë më të njëjta me ato të Shteteve të Bashkuara.
Qëndrimi i Amerikës ndaj Iranit është mbështetur nga dy aleatë të Lindjes së Mesme të Shteteve të Bashkuara, Izraeli dhe Arabia Saudite. Izraeli i bën thirrje fuqisë së SHBA-së të shmangë detyrimin e ndonjë kompromisi me palestinezët. Arabia Saudite i bën thirrje pushtetit ushtarak të SHBA-së që të përmbajë rivalin e saj rajonal, Iranin. Të dy shpresojnë për një luftë të drejtpërdrejtë me Iranin.
Përpjekjet e mëparshme të Amerikës në ndryshimet e regjimit në Lindjen e Mesme dhanë rezultate të tmerrshme për Shtetet e Bashkuara dhe Evropën (për të mos përmendur katastrofat që u ndodhën vendeve të gjendura në mes të kaosit të provokuar nga SHBA). Këto “luftëra të zgjedhura” kanë qenë faktori kryesor në rritjen e emigracionit drejt Evropës nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut. Edhe kur ndryshimi i regjimit ka “rezultuar i suksesshëm”, si në Afganistan, Irak dhe Libi, pasojat kanë qenë dhuna dhe destabiliteti.. Dhe kur ndryshimi i regjimit ka dështuar, si në Siri, rezultati ka qenë luftë e vazhdueshme.
Dështimi poshtërues i presidentit francez Emmanuel Macron, kryeministres së Britanisë Theresa May dhe kancelares gjermane Angela Merkel për të bindur Trumpin të qëndrojë në JCPOA ishte i parashikueshëm. Vendimi i SHBA-së pasqyron dy forca konvergjente: një tendencë të thellë të politikës së jashtme – e manifestuar nga të gjitha administratat e fundit amerikane – për të kërkuar hegjemoni në Lindjen e Mesme dhe markën e veçantë të psikopatisë së Trumpit. Trumpi kënaqet duke vënë në siklet liderët evropianë: përpëlitja e tyre është triumfi i tij.
Megjithatë, ata nuk janë të pafuqishëm. Marrëveshja me Iranin mund të rikthehet ende, pikërisht sepse është një marrëveshje shumëpalëshe, e miratuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së (Rezoluta 2231), jo një marrëveshje vetëm midis SHBA-së dhe Iranit. Në të vërtetë, sipas nenit 25 të Kartës së OKB-së, të gjitha shtetet anëtare të OKB-së, përfshirë SHBA-në, janë të detyruara të përmbushin JCPOA-në. Tërheqja e Trumpit nga JCPOA është vetë shkelje e së drejtës ndërkombëtare.
Thelbi i JCPOA-s dhe Rezolutës 2231 është ndërprerja e aktiviteteve të Iranit që mund të çojnë në zhvillimin e armëve bërthamore. Pajtimi strikt nga Irani lidhet me normalizimin e marrëdhënieve ekonomike ndërkombëtare, përfshirë heqjen e sanksioneve të dakorduara me OKB-në.
Edhe nëse SHBA-të tani largohet nga JCPOA, ajo ka vetëm dy mënyra për të bllokuar zbatimin e marrëveshjes mes Iranit dhe pjesës tjetër të botës. E para do të ishte të nxiste luftën. Kjo është qartazi në axhendën e Shteteve të Bashkuara, sidomos me neokonservatorin John Bolton përsëri në Shtëpinë e Bardhë si Këshilltar i Sigurisë Kombëtare. Bota duhet t’i rezistojë një tjetër aventurë ushtarake amerikane shkatërruese.
Sanksionet eksterritoriale janë mënyra e dytë që Shtetet e Bashkuara mund të vrasin JCPOA-në. Tjetër gjë është që Shtetet e Bashkuara të vendosin se nuk do të tregtiojnë më me Iranin. Tjetër gjë është që qeveria amerikane të përpiqet të bllokojë tregtinë me Iranin nga partitë jo-amerikane. Ky është qëllimi i Amerikës; I mbetet Evropës dhe Kinës ta mposhtin atë, në interes të paqes globale, si dhe në interesin e tyre të drejtpërdrejtë ekonomik.
Në terma praktikë, SHBA do të jetë në gjendje të zbatojë sanksionet kundër Iranit për kompanitë që veprojnë në tregun e saj të brendshëm dhe, me shumë gjasa, në filialet e kompanive amerikanë që operojnë jashtë vendit. Megjithatë, SHBA-ja do të përpiqet të shkojë shumë më tej, duke u përpjekur të bllokojë kompanitë jo-amerikane që kanë marrëdhënie me Iranin. SHBA ndoshta do të kenë sukses në kapjen e transaksioneve të bazuara në dollarë, pasi ato përgjithësisht pastrohen nëpërmjet sistemit bankar amerikan. Problemi i vërtetë do të vijë me kompanitë jo-amerikane që operojnë jashtë SHBA-së dhe që bashkëveprojnë me Iranin nëpërmjet monedhave të ndryshme nga dollari, si euro dhe renminbi.
Shtetet e Bashkuara me siguri do të përpiqen të ndëshkojnë kompanitë e tilla, qoftë duke shënjestruar filialet e tyre lokale, duke u përpjekur t’i tërheqin ata në gjykatat amerikane, ose duke u mohuar atyre akses në tregun amerikan. Këtu është pjesa ku Bashkimi Evropian duhet të marrë një qëndrim të fortë dhe të shkojë përtej përgjërimit të Trumpit që “të heqë dorë” nga marrëveshje specifike biznesi evropiane, një proces që do t’i bënte vendet evropiane edhe më të nënshtruara ndaj kapriçove të Truumpit. Evropa duhet të mbrojë një “Jo” të qëndrueshme dhe të qartë për saksionet eksterritoriale të Shteteve të Bashkuara, sidomos ndaj kompanive që veprojnë në monedha jo-dollarë.
BE duhet të këmbëngulë se sanksionet eksterritoriale të shkelin të drejtën ndërkombëtare (përfshirë Rezolutën 2231 dhe për pasojë Kartën e Kombeve të Bashkuara) dhe rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë. Ata duhet të pranojnë se pranimi në heshtje do të ishte njësoj si t’i dorëzojë SHBA-së një çek të bardhë që të përcaktojë rregullat e luftës dhe paqes përtej Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe rregullat e tregtisë globale përtej Organizatës Botërore të Tregtisë. BE duhet të jetë e përgatitur të përdorë procesin e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të OBT-së kundër SHBA-ve dhe ta sjellë çështjen e saj para Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Asamblesë së Përgjithshme. Atje ku Evropa ka frikë të shkelë, Kina me siguri do të futet që të kapitaliozjë mundësitë e biznesit në Iran. Dhe Kina do të kishte të drejtë ta bënte këtë.
Sfida më e madhe e Evropës nuk është ligjore apo gjeopolitike. Është psikologjike. Liderët evropianë sillen sikur SHBA-së t’i interesonte ende një aleancë transatlantike interesash, vlerash dhe qasjesh të përbashkëta. Për fat të keq, nuk është më kështu.
SHBA-ja dhe Evropa kanë ende shumë interesa të përbashkëta, por ato kanë ende edhe shumë gjëra të kundërta, sidomos SHBA shkel ligjin ndërkombëtar. Evropa ka nevojë për politikën e vet të sigurisë, ashtu siç ka nevojë për politikat e saj tregtare dhe mjedisore. Shkëmbimi i mendimeve mbi JCPOA-në është pra një moment së vërtete. Paqja në botë varet nga mbrojtja që Evropa do t’i bëjë Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe nga rregullat e tregtisë ndërkombëtare. /Project Syndicate/BIRN/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNgjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Të gjithë të tronditur nga video që u shfaq në ekran - banorët nuk mund të besojnë fjalët e Edit dhe Drilonit ndaj Sarës
Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus
Atilla Kardesh flet pas darkës me Drenushën, zbulon edhe çfarë i tha e dashura e tij e re
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj