LAJMI I FUNDIT:

Avokati Gent Gjini kërcënohet nga gjykatësi në Prizren

Avokati Gent Gjini kërcënohet nga gjykatësi në Prizren

Avokati Gent Gjini, i cila ka tri vjet që e ushtron këtë profesion, po pretendon se gjykatësi i Gjykatës Themelore në Prizren, Ymer Hoxha, e ka kërcënuar.

Sipas avokatit, rasti ka ndodhur më 10 prill në zyrën e kryetarit të Gjykatës.


“Ymer Hoxha në zyrën e tij me ka kërcënuar me fjalët nëse të ka mbetur të flasësh për Gjykatën e Prizrenit në mediume, për sukseset qe unë i kam si kryetar ma mirë lëshoje Prizrenin, dhe llogaridhënia ndaj tij si shef lidhur me lenden që unë kam përfaqësuar në këtë gjykatë, duke harruar ai që unë punoj avokat”, ka treguar Gjini për Telegrafin.

Sipas tij, krejt kjo kishte ndodhur pasi javë më parë ai kishte deklaruar se ky institucion ka zvarritur procedurën, duke e mbajtur një klient të tij në paraburgim në më shumë se dy muaj.

Gjini ka thënë se ndaj këtij rasti tani udhëhiqet procedure penale pranë Prokurorisë në Prizren.

Ndërsa, Kryetar i Gjykatës së Prizrenit, Ymer Hoxha, mohon ta ketë kërcënuar avokatin Gent Gjini.

Ai thotë se biseda me avokatin ka qenë miqësore.

“Jam habitur se me çfarë deklaratash ka dalë (Gjini) dhe i ka shkruar të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës edhe ambasadave duke i thënë se gjyqtari Hoxha më ka preferuar që ta lëshoj Prizrenin, më ka thënë se për një ditë do të bëhesh miliarder, gjëra që nuk ekzistojnë”, ka thënë Hoxha. /Telegrafi/