Gwynne Dyer
Nëse një model nuk funksionon, është më mirë të përpiqesh ta ndreqësh, apo të blesh një të ri? Në fushën e teknologjisë, gjithnjë e më shpesh përgjigjja është të blihet një i ri. Dyqanet e specializuara në riparimin e kompjuterëve janë duke u zhdukur. Nëse laptopi nuk funksionon, më mirë hiqeni qafe. Por ajo që është e mirë për teknologjinë, nuk është domosdoshmërisht e përshtatshme për politikën. Modeli politik i demokracisë perëndimore, i rritur krah për krah dhe më pas brenda ekonomisë kapitaliste, është prishur. Dëshmia e parë për ta mbështetur këtë tezë është padyshim Donald Trump, por ka të tjerë.
Në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar, një e treta e votuesve francezë votuan për Marine le Pen, një fashiste e “ripastruar”. Në zgjedhjet gjermane në shtator, një e teta e elektoratit votoi për “Alternative für Deutschland” (AfD, Alternativa për Gjermaninë), një parti, krahu më ekstrem i të cilës, është haptazi neonazist, dhe tani udhëheq opozitën në Bundestag, parlamentin gjerman. Muajin e kaluar, në Itali, të dy partitë që morën rezultatet më të mira në zgjedhje, udhëhiqen nga agjitatorë populistë. Për të mos përmendur Brexit në Mbretërinë e Bashkuar. Temat që dominonin retorikën populiste ishin racizmi, nacionalizmi, armiqësia ndaj imigrantëve dhe punësimi.
Gjatë fushatës zgjedhore, Trump nuk fliste në thelb për ndonjë gjë tjetër: emigrantët vjedhin vendet e punës, sipërmarrësit amerikanë, paladinët e tregut të lirë, eksportojnë vendet e punës, të huajt po i vjedhin mëngjeset Amerikës. Poshtë tregu i lirë! Amerika e parë! Etj. etj. (një sqarim i vogël: Donald Trump nuk është republikan, Donald Trump është populist). Trump nuk di shumë, por një gjë e di me siguri: jetojmë në një epokë të shënuar nga papunësia masive dhe askush nuk duket se e ka vënë re. Siç vuri në dukje Presidenti i SHBA, të nesërmen e fitores së tij në primaret në New Hampshire, në shkurt të vitit 2016, “mos i besoni shifrave të rreme që po ju ofrojnë. Ata flasin për papunësinë në 4.9 ose 5 për qind. Përqindja e vërtetë është ndoshta 28, 29 ose 35 për qind. Kohët e fundit kam dëgjuar rreth 42 për qind”. Papunësia nuk është sigurisht 42 për qind, por as edhe 4.1 për qind (të dhënat zyrtare aktuale në Shtetet e Bashkuara). Sipas “Njerëz pa punë”, e Nicholas Eberstadt, shkalla reale e papunësisë midis meshkujve amerikanë në moshë pune të plotë (24-55 vjeç), duke përfshirë të gjithë ata që nuk llogariten për shkak se kanë pushuar së kërkuari një punë, është 17 për qind.
Pse nuk e kemi vënë re? Për shkak se të papunët nuk protestojnë në rrugë, sikurse kanë bërë gjatë depresionit të madh të viteve 1930, edhe nëse shkalla e papunësisë i afrohet këtyre niveleve. Pas Luftës së Dytë Botërore, të gjitha demokracitë ndërtuan shtetet e mirëqenies sociale, kryesisht për të parandaluar një gjeneratë të ardhshme të populistëve radikalë, që të merrnin pushtetin, në rast të një faze të re të papunësisë në masë. Kjo ka funksionuar, në kuptimin që këtë herë nuk ka gjak në rrugë. Por miliona të papunë janë të zemëruar, edhe nëse ndihma sociale i parandalon që të vdesin urie. Ata janë njerëz që votojnë dhe – nëse nuk bëni diçka për të zbutur zemërimin e tyre – herën tjetër ata mund të zgjedhin dikë që do ta bëjë Trumpin të duket si politikan i madh. Prandaj, problemi është papunësia. Por përgjigja nuk është e qartë, sepse shkaku kryesor i papunësisë në vendet perëndimore nuk është imigrimi apo zhvendosja e vendeve të punës, siç thotë Trump. Shkaku kryesor është kompjuteri
Një e treta e vendeve të punës në sektorin amerikan të prodhimit janë zhdukur gjatë njëzet viteve të fundit dhe shumica e tyre (85 për qind), janë shkatërruar nga automatizimi. Algoritmet dhe makineritë tashmë kanë vrarë Rust Belt (ish-shtetet industriale) dhe është e arsyeshme të mendosh se gjysma e punëve të tanishme do të automatizohen gjatë njëzet viteve të ardhshme.
Si do të shfaqet politika në atë moment? Ndoshta jo shumë demokratike, përveç se, nëse gjendet një zgjidhje për të reduktuar zemërimin e të papunëve. Kjo nuk nënkupton vetëm dhënien e më shumë parave për ata që nuk punojnë (me një zgjerim të madh të shtetit të mirëqenies), por gjithashtu të gjendet një mënyrë për të fshirë turpin, që lidhet me mungesën e një pune, sepse zemërimin e prodhon vetëm poshtërimi i të konsideruarit humbës.
Propozimi kryesor që po shqyrtohet aktualisht është ai i të ardhurave bazë universale, ose të ardhurat e nënshtetësisë. Me futjen e tij, çdo qytetar do të merrte para të mjaftueshme për të jetuar me dinjitet, pavarësisht nëse ka një punë, edhe nëse shumica e njerëzve do të vazhdonin të punonin për të fituar më shumë para. Futja e këtyre të ardhurave universale nënkupton zhdukjen e turpit dhe zemërimit. Do të ishte një e drejtë që në lindje, jo një gjest dashurie ndaj atyre që humbën punën. Në praktikë mund të mos funksionojë, por së paku adreson problemin e duhur. Përveç kësaj, ka mjaft para për të ndjekur këtë qasje. Cilado qoftë zgjidhja, ajo duhet të plotësojë dy kritere: të vendosë para në xhepin e atyre që nuk punojnë (që është në interes të pronarëve dhe menaxherëve, modeli i biznesit i të cilëve nuk mund të funksionojë, nëse konsumatorët nuk kanë para për të shpenzuar, për të blerë produkte dhe shërbime) dhe ta bëjë atë pa krijuar poshtërim, pakënaqësi dhe radikalizëm. Disa mund të argumentojnë se në këtë mënyrë, kapitalizmi ruhet, nuk shkatërrohet. Është e vërtetë, por evolucioni është gjithmonë më i mirë se revolucioni. Riparimi i një modeli të prishur, në thelb nëpërmjet një zgjerimi të madh të shtetit të mirëqenies, sigurisht që është më mirë se ta hedhësh poshtë atë. /bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

“Do e shkelje me këmbë siç ka bërë ajo me ty” - Xheneta Fetahu reagon ashpër ndaj pyetjes së Danjës drejtuar Gjestit

Gjesti: Nuk kam ndjenja për Eglin

Mbetjet e raketës së Musk bien në disa vende në Poloni, publikohen pamjet

SHBA do t'i ofrojë Ukrainës marrëveshje për ndarjen e fondeve të sigurisë për burimet

Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania