LAJMI I FUNDIT:

Fillon Samiti i Sofjes, Kosova pjesë e saj

Fillon Samiti i Sofjes, Kosova pjesë e saj

Ka filluar të mbahet Samiti i Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimorë. Nikoqiri i këtij Samiti, kryeministri bullgar Boyko Borissov ka mbajtur fjalim, ndërsa ka folur edhe presidenti i Komisionit Evropian, Donald Tusk.

Para fillimit të këtij Samitit, presidenti Thaçi ka takuar komisioneri i Zgjerimit të BE-së, Johannes Hahn, i cili në mëngjes ka theksuar se është optimist se do të arrihet një zgjidhje në dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit.

Gazeta spanjolle: Kryeministri i Spanjës humbi betejën përballë Kosovës
Lexo po ashtu Gazeta spanjolle: Kryeministri i Spanjës humbi betejën përballë Kosovës

Para nisjes Thaçi ka shkruar se Samiti i Sofjes është historik dhe me rëndësi të madhe për Republikën e Kosovës dhe tërë rajonin.


Ndryshe, përkundër përpjekjeve të Spanjës që Kosova mos të jetë pjesë e këtij samiti delegacioni shtetëror i Kosovës po merr pjesë.

Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy ka refuzuar të jetë pjesë e Samitit të Sofjes. /Telegrafi/