Jefferson Chase
Presidenti amerikan Donald Trump, me politikën e tij të ashpër e ka ringjallur debatin politik mes Moskës dhe Berlinit. Me 11 maj është zhvilluar një telefonatë mes presidentit rus Putin dhe kancelares Merkel. Ndërsa, më 15 maj do të takohen në Bruksel ministrat e jashtëm të Britanisë së Madhe, Gjermanisë dhe Francës me kolegun e tyre iranian. Më 18 maj është planifikuar të mbahet në Soçi një takim mes kancelares Merkel dhe presidentit Putin.
“Në telefonatën Merkel-Putin është theksuar rëndësia e marrëveshjes për stabilitetin rajonal dhe ndërkombëtar”, u kumtua në Kremlin. Zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Seibert shpjegoi se Putin dhe Merkel duan që të ritheksojnë së bashku me Kinën, Britaninë e Madhe dhe Francën se do t’u përmbahen marrëveshjes me Iranin. Kancelarja Merkel në Munster ka theksuar rëndësinë e respektimit të marrëveshjeve ndërkombëtare. Ndërsa daljen e SHBA nga marrëveshja atomike me Iranin e kritikoi si një veprim të njëanshëm kundër rendit ndërkombëtar.
Vendimtare për marrëveshjen atomike nuk është vetëm sjellja e Europës por edhe e Kinës dhe Rusisë. Kina është importuesi më i madh i naftës nga Irani. Teherani dhe Pekini duan që në 10 vitet e ardhshme të ngrenë tregtinë në nivelin prej më shumë se 502 miliardë euro.
Rusia ka nënshkruar me Iranin në vitin 2014 një marrëveshje energjetike 5-vjeçare në vlerë prej 20 miliardë dollarë. Me këtë marrëveshje janë anashkaluar sanksionet ndaj Teheranit. Sa për krahasim: tregtia e Gjermanisë me Iranin kap shumën prej vetëm tre miliardë euro.
Në shkurt ambasadori rus në Teheran ka paralajmëruar se Rusia po kërkon së bashku me Iranin një monedhë tjetër për tregti. Rreziku më i madh për marrëveshjen atomike janë të ashtuquajturat pasoja sekondare të sanksioneve të SHBA që bëjnë tregti me Iranin. Shqetësime të këtilla kanë edhe sipërmarrjet gjermane.
Vendimi i Trumpit ka për pasojë rivendosjen e të gjitha sanksioneve të mëparshme. Por ende nuk është e qartë se me çfarë masash do të ndëshkohen sipërmarrjet që nuk e respektojnë vendimin amerikan. Teorikisht mund të preken të gjitha sipërmarrjet që njëkohësisht bëjnë tregti me SHBA dhe Iranin. Kjo vlen edhe për Airbus, koncernin francez Total, koncernet e automjeteve Volkswagen, Peugeot, Renault dhe gjigandin e teknologjisë Siemens.
Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas tha se shteti gjerman e ka të pamundur t’i mbrojë sipërmarrjet gjermane që bëjnë tregti me Iranin. “Unë nuk shoh ndonjë zgjidhje të thjeshtë për mbrojtjen e koncerneve nga sanksionet amerikane”. Maas mendon se kjo çështje duhet të trajtohet me partnerët në negociata.
Ministri i Ekonomisë Peter Altmeier, i cili do të shoqërojë kancelaren Merkel në takimin javën që vjen me presidentin Putin, u ka ofruar sipërmarrjeve të prekura këshilla juridike dhe politike. Pala amerikane thotë se nuk mund të kuptojë qëndrimin gjerman, sepse eksportet gjermane në SHBA kanë arritur në vitin 2017 nivelin prej 118 miliardë dollarë, ndërsa me Iranin vetëm tre miliardë.
“SHBA është një gorillë i madh në skenën ndërkombëtare”, tha juristja amerikane për tregti, Judith Lee për rrjetin CNN. “Ne po përpiqemi të kontrollojmë jo vetëm sipërmarrjet tona por edhe ato të vendeve të tjera.”
Vendimi i Trumpit shihet në Gjermani dhe Europë si një përpjekje e Uashingtonit për të vendosur rregullat juridike dhe politike amerikane edhe jashtë vendit. Shefja e SPD Andrea Nahles e ka quajtur këtë vendim si një “goditje të madhe për raportet transatlantike”.
Gazeta “Financial Times” komenton se “8 maji do të futet në histori si një ditë kur SHBA ka pranuar se nuk u beson partnerëve të vet”. Europarlamentari me përvojën më të madhe në Parlamentin Europian, Elmar Brock tha se është thellësisht i zhgënjyer. “Ky nuk është kurrfarë partneriteti”, tha ai. Europianët, Rusia dhe Kina tani janë ata, të cilët duhet të përpiqen që të ruajnë paqen në Lindjen e Mesme”.
Pasoja e parë e vendimit të Trumpit po shihet: Kina dhe Irani po afrohen mes vete. Vetëm dy ditë pas daljes së SHBA nga marrëveshja, Kina ka hapur një linjë të re hekurudhore me Iranin. Nëse koncerni francez Total i ndërpren bizneset në Iran, koncernet kineze janë të gatshme të futen menjëherë në këtë zbrazëtirë. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

“Do e shkelje me këmbë siç ka bërë ajo me ty” - Xheneta Fetahu reagon ashpër ndaj pyetjes së Danjës drejtuar Gjestit

Gjesti: Nuk kam ndjenja për Eglin

Mbetjet e raketës së Musk bien në disa vende në Poloni, publikohen pamjet

SHBA do t'i ofrojë Ukrainës marrëveshje për ndarjen e fondeve të sigurisë për burimet

Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania