LAJMI I FUNDIT:

Ministri Xhafaj ka dhënë dorëheqjen?

Ministri Xhafaj ka dhënë dorëheqjen?

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Fatmir Xhafaj e ka dhënë tashmë dorëheqjen.

Burime të sigurta i thanë lapsi.al se 57-vjeçari e ka marrë vendimin për tu larguar nga detyra menjëherë, sapo Partia Demokratike publikoi videon e përgjimit ku dëgjohet vëllai i tij Agron Xhafaj duke folur me një trafikant droge për kalimin e një ngarkese.


Për këtë vendim të tij, ministri Xhafaj ka njoftuar edhe kryeministrin Edi Rama. Ka qenë kreu i qeverisë shqiptare ai që i ka kërkuar ministrit të presë për ta zyrtarizuar largimin publikisht për shkak se është nisur mesditën e së hënës drejt Francës për tu takuar me presidentin Macron.

Të njëjtat burime të sigurta thanë se vendimi Xhafajt është i parevokueshëm për të mos qëndruar më në krye të kësaj ministrie. Gjasat janë që dorëheqja e Xhafajt të bëhet publike pas kthimit të Ramës nga Franca të martën.

Fatmir Xhafaj është ministri i dytë i Brendshëm që largohet nga detyra prej qeverive të kryeministrit Rama pas një skandali. I pari ishte Saimir Tahiri i cili u mënjanua në nisje në vitit 2017 pas akuzave të vazhdueshme të opozitës për lidhjet e tij me grupin e trafikantëve të drogës të vëllezërve “Habilaj”.

Ironia e fatit është se të dy ministrat janë larguar për lidhje të familjarëve të tyre me trafikun e drogës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Lajme

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori