LAJMI I FUNDIT:

A mund të behej një zezak kapiten i Kombëtares sonë, apo një kamzali të bëhet drejtor në Bashki?

A mund të behej një zezak kapiten i Kombëtares sonë, apo një kamzali të bëhet drejtor në Bashki?

Nepotizmi po bën kërdinë ndër ne.

Kur sheh që ka artistë shqiptarë që performojnë në skenat tona, por edhe jashtë sikurse Ermali, Eleni, që bashkë me Eugentin sot do të jenë në Eurovizion, ndjen forcën e energjive kombëtare që po të përdoren si duhet çajnë vetë, sado ujq e dhelpra rreth tyre duan t’u përvetësojnë suksesin për qëllime të mbrapshta.

Por, për këtë do të shkruaj javën tjetër.


Duke parë talente shqiptare që çajnë në Qipro, Itali, apo Angli si Rita Ora etj., më shkon mendja dhe pyes, a do të mundte një emigrant i brezit të parë, i ardhur në Shqipëri, ta çante nepotizmin tonë sidomos në institucionet publike, për të nxjerrë kokën mbi të gjithë?

Dyshoj shumë.

A do të mundej një zezak të merrte nënshtetësinë shqiptare dhe të bëhej kapiteni i skuadrës kombëtare të futbollit?

A do të mundej një qipriot i ardhur në një shkollë shqiptare të ngjitej lart dhe të përfaqësonte Shqipërinë?

Le të zbresim pak më poshtë.

A ka ndonjë deputet të ardhur nga zonat fshatare të vendit me profesion fermer, mekanik, mësues zonash rurale, mjek atje?

Po ndonjë këshilltar bashkiak që është bujk ose fermer?

A mund të gjesh sot punë në agjencitë publike si në Bankë, Radiotelevizion, Ministri, Opera, Teatër, administratën e Akademisë të shkencave, Gjykata, po të mos kesh si thonë “mikun brenda”?

Po të jesh cigan, rom, boshnjak, a mund të bëhesh drejtor drejtorie apo qoftë edhe të punosh në një vend kyç të administratës?

Po të vish nga Bathorja, Kamza, Këneta e Durrësit, Vora, nga Dajti a nga Bregu i Lumit a mund të bëhesh drejtor në Bashki, nënkryetar Bashkie, këshilltar, apo edhe kryeredaktor në Radiotelevizion?

30 vjet demokraci mo!

Demos – cratos !

Hahahahaha!

Ik ore tutje, budallë, me këto ëndrra të çmendura, pse Qiproja jemi ne, apo Italia!!! Apo Anglia, Franca!

Nepotizmi po bën kërdinë.

A mund të punësoshesh dot nëse je pa një lidhje kushurilliku, miqësie, përkatësie politike, pa një interes të ndërsjelltë, pa paguar?

A mund?

A mund?

A mund?

Pse studentët e mi të shkëlqyer që nuk kanë ose refuzojnë të kenë të tilla lidhje i shoh pa punë ose vuajnë për të zënë punë?

Ik ore u bëre ti – më duket sikur u thonë.

Konkursi!!! – Hahahahaha!

Është si puna e komisarit në det!!!

Ishte lojë, lojaaaaaaaaa!

Nuk besoni!

Thjesht le të japi Kuvendi ose Qeveria një fond sado të vogël për të bërë një studim sociologjik mbi burokracinë tonë, dhe do ta shihni se çfarë lemerie do të zbulojë nëse nuk i dinë.

Më duket se një shtresë me lidhjet e saj si një oktapod gjigand, si një re e madhe, si një tufë zogjsh grabitqarë, ka uzurpuar politikën dhe pastaj shtrihet në të gjithë administratën publike, rimerr në formë pagash, lekët që vijnë nga taksat që u merren qytetarëve, qarkullon paranë, ofiqet, shërbimet, nderet, rimarrjet në punë, pra riprodhohet duke i kthyer shpinën popullit që nuk ka asnjë shans në jetë vetëm të iki, të iki, të iki!

Merr lekët, i rishpërndan brenda vetes, dhe nuk jep shërbimet menaxheriale që duhen.

Duhet një studim i tillë, sepse tregon me fakte gjendjen dhe nivelin e demokracisë dhe të shanseve të barabarta.

Po opozita përse nuk e vendos gishtin në këtë plagë të madhe!

Mos duhet të vijë Migjeni si opozitar?

Në trend

Më shumë
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol  kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

La Liga
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Magazina
“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

Magazina
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Kalo në kategori