Boris Kalnoky
Në kulmin e protestave masive greke kundër kursit të kursimeve në vitin 2011, një greke e re e pyetur, pse është e zemëruar, tha: do të humbas pensionin. Mendova se mos e dëgjova gabimisht, sepse protestuesja ishte vetëm 36 vjeç. Por ishte e saktë. Protestuesja merrte një pension jetimësh katërshifror, sepse babai i saj nuk jetonte më, ajo ishte beqare dhe nuk punonte. Ajo as nuk mendonte të martohej me të dashurin e saj, sepse do të humbiste pensionin. Prej meje ajo priste solidaritet dhe nga BE-ja një dekret për borxhe pa kursime.
Unë jam nga Hungaria dhe nuk mund ta kuptoja, se si njerëzit që kanë kaq shumë mund të ankohen po kaq shumë. Ose se si një shtet që nuk ka para, mund të jetë kaq zemërgjerë. Jo vetëm tek ne në Hungari, por edhe në vende të tjera lindore fitohej atëherë mesatarisht afro 500 euro në muaj. E shteti nuk ishte aq i zhytur në borxhe. Kryeministri i atëhershëm i Sllovakisë kur diskutohej në Bruksel për paketat e ndryshme të shpëtimit për Greqinë tha se nuk mund t’ua shpjegonte njerëzve në vendin e tij, pse ata që fitojnë më pak e kanë shumë më pak asistencë sociale se grekët duhet t’u japin atyre ndihma.
Një gjë pak a shumë të tillë planifikon Komisioni Evropian tani: ai kërkon që vendeve si Hungaria, Sllovakia, Polonia, që janë relativisht të varfra, por me ekonomi solide t’u marrë para për t’ua dhënë vendeve më të pasura, por më të papërgjegjshme si Greqia, Italia apo Spanja. Kjo është anomalia e idesë bazë evropiane, që përputhshmëria ekonomike ndikon edhe në përputhshmërinë e vlerave të shoqërisë. Tani kjo kthehet me kokë poshtë: fillimisht vlerat, pastaj paratë.
Në vend që të mbështeten vendet me prodhimin e brendshëm bruto më të ulët, duhet që në të ardhmen mjetet financiare të shpërndahen në bazë të „standardeve të shtetit ligjor” dhe “solidaritetit” në krizën e refugjatëve. Guy Verhofstadt, kreu i liberalëve në Parlamentin Evropian mori turr në Twitter: „Nuk ka para pa respektimin e vlerave evropiane! Dhe përmendte disa herë, kryeministrin Orban me emër, si një nga ata që është i orientuar kundër planit të reformave. Orban u kundërpërgjigj në intervistën e tij javore në radio: „Ruani qetësinë! Pa miratimin e Hungarisë nuk do të ketë buxhet.”
Polonia, Hungaria dhe vendet e tjera të bllokut lindor kanë arritur shumë që nga anëtarësimi në BE. Pjesërisht edhe falë fondeve nga BE-ja, por sidomos, ashtu si edhe Gjermania, të paktën qeveritë aktuale përpiqen të bëjnë ekonomi me ato që kanë. Në Hungari borxhet shtetërore janë ulur nga viti 2010 nga 82 për qind në 70 për qind. Sllovakia dhe sidomos Çekia janë shumë pranë mesatares evropiane. Nga viti 2012 ekonomitë evropianolindore po rriten në mënyrë më dinamike se mesatarja e BE-së. Në një të ardhme këto vende nuk do të jenë më lypëse, por paguese neto në BE:
Kështu fondet e ndihmës në një plan afatmesëm do ta humbisnin rëndësinë. Edhe kjo duhet thënë, se askush në rajon nuk do në mënyrë të vazhdueshme të pranojë para nga gjermanët apo të tjerë, ndryshe nga vendet me diell të Mesdheut. Kështu debati në vendet evropianoqendrore zhvillohet më i relaksuar. Ai kuptohet si një përpjekje e BE-së për të zbutur krizën e vazhdueshme në eurozonë, duke u pompuar më shumë para dorëlëshuarve në vendet jugore. Dhe këtë si një përpjekje presioni ndaj vendeve si Hungaria dhe Polonia. Sepse, siç thuhet, këto vende shkelin vlerat e BE dhe rrezikojnë unitetin e të gjithë unionit. Ndërsa nga këndvështrimi hungarez apo polak kjo shihet ndryshe: Sepse këto vende guxojnë të shtrojnë pyetjen se sa kuptim ka të lejosh të hyjnë kaq shumë migrantë në Evropë? A ka kuptim t’i shpërndash ata gjithkund? A ka kuptim t’u marrësh shteteve kombëtare edhe më shumë sovranitet?
Qeveria liberale e majtë e Hungarisë në vitet 2002-2010 e rrënoi gati vendin me politikën ekonomike që ndoqi, por përsëriste megjithatë si një lutje retorikën evropiane për më shumë solidaritet, më shumë Evropë. Kështu që i bie që KE e shpërblen keqkonomisjen e atëhershme me propozimet e tanishme. Ndërsa qeveria e Orbanit mjaft e arsyeshme në çështjet ekonomike po ndëshkohet me tërheqjen e fondeve.
Por gjithsesi- gjithmonë thuhet se gjella është shumë më i nxehtë kur gatuhet se sa kur përtypet. Në fund do të kemi një kompromis. Si shumë hungarezë edhe unë dëshiroj që BE, siç e parashikon, le të na i heqë fondet. Por kjo do të ulte në mënyrë dramatike mundësitë e saj të influencës, do të reduktonte vërtet korrupsionin problematik, do të detyronte ekonominë të bëhej më inovative dhe efikase dhe në tërësi do të përshpejtonte procesin e emancipimit të evropianoqendrorëve brenda BE. Nganjëherë vërtet më pak do të thotë më shumë.
Autori u lind në vitin 1961; raporton si korrespondent nga Budapesti për gazetën “Die Welt” dhe mediat e tjera gjermane. Është autor i librit “Vendi i të parëve” (Droemer, 2011), ku ai fillon të kërkojë gjurmët e paraardhësve të tij, mes të tjerësh edhe të ish-ministrit të Jashtëm të perandorisë austro-hungareze, Gustav Kalnoky.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Dardanët e nisin ndeshjen me gol, Kosovë 1-0 Lituani: Muharrem Jashari zhbllokon sfidën
Kurti: Unë nuk mund të imponoj asociacion të komunave në Republikë, u takon vet komunave ta bëjnë atë
Flet daja i Fitore Pacollit pasi mori grant 100 mijë euro: Fitoren e kam mbesë, kam konkurruar tri herë
"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve
Senatori Blumenthal i shkruan Blinkenit: SHBA-ja t'i mbajë sytë kah Kosova sepse rrezikohet nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Faktet më të çuditshme që mund të mos i dini për Elon Musk
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky
“Më mirë të më shajnë nënën, sesa të këndojnë “Serbi, Serbi”” - Llullaku shpjegon për mediat rumune se pse lojtarët e Kosovës vendosën të largohen
“Do thyejmë të gjitha rekordet”, Ronaldo thotë se mysafiri i tij i radhës në YouTube është më i famshëm se ai
“E dimë si ke shkuar në finale” - përplasje në mes të Edona James dhe Santianës live gjatë emisionit