LAJMI I FUNDIT:

Në Fushë-Krujë digjet vetura me targa nga Mitrovica bashkë me një person brenda

Në Fushë-Krujë digjet vetura me targa nga Mitrovica bashkë me një person brenda

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në afërsi të fshatit Derven në Fushë-Krujë, ku një automjet është djegur tërësisht bashkë me një person brenda.

Kanë qenë banorët e zonës të cilët kanë njoftuar policinë menjëherë pasi kanë lokalizuar tymin dhe flakët pranë disa shkurreve.

Burime për “Report Tv” thanë se makina është me targa të Mitrovicës, 02 960 SN, në pronësi të Xhavit Osmanit. Mbetet e pakonfirmuar nëse viktima është vetë pronari i automjetit.


Burimet saktësuan se automjeti ka hyrë në Shqipëri përmes pikës së kalimit kufitar të Morinës rreth pesë ditë më parë.

Mbërritja e policisë ka konfirmuar se brenda në automjetin tip “Volkswagen Turan” i përfshirë nga flakët ndodhej edhe një kufomë e shkrumbuar nga zjarri. Ngjarja dyshohet të jetë kriminale, megjithatë grupi hetimor po punon për saktësimin e plotë të rrethanave.

Trupi i pajetë është i karbonizuar çka vështirëson identifikimin e viktimës. Ekspertët e kriminalistikës kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes së rëndë. Ndërsa ekipet mjeko-ligjore kanë marrë kufomën nga automjeti i djegur për t’i bërë ekspertizën dhe AND-në në morgun e QSUT në Tiranë.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Lajme
Kalo në kategori