Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, sot ka vizituar në vendngjarje pjesëtarët e FSK-së të Njësisë së Kërkim Shpëtimit në Ujëra dhe Male, të cilat janë duke zhvilluar operacione kërkimi për dy pjesëtarët e aksidentuar të Policisë së Kosovës, përgjatë rrjedhës së lumit Lepenc, nga vendi i aksidentit deri në kufi me Maqedoninë.
Me këtë rast, ministri Berisha është ndalur në tri pika të operimit ku ishin duke vepruar njësitë e kërkim shpëtimit të FSK-së.
Në ditën e katërt të operacionit nga FSK janë angazhuar 28 pjesëtarë nga njësia Kërkim Shpëtimit me pajisje specialistike përkatëse. Në operacion pjesëtarët e FSK-së ishin së bashku edhe me njësitë e AME (Agjensionit për Menaxhimin e Emerxhencave), njësinë speciale të policisë dhe ata të Shoqatës së Alpinistëve.
Ekipi i fundit i njësisë së FSK-së ishte duke operuar në zonë fundore në kufi me Maqedoninë, duke lëvizur për gjatë rrjedhës së lumit.
Në bashkëbisedim me pjesëtarët e kërkim shpëtimit, ministri Berisha vlerësoi lart angazhimin e pjesëtarëve të FSK-së.
“Pjesëtarët e njësive të kërkim-shpëtimit po bëjnë një punë të shkëlqyeshme, pjesëtarët tanë po bëjnë maksimumin duke e kontrolluar terrenin me radhë. Presim rezultate. Ne do vazhdojnë që të përfundojmë operacionin me sukses ashtu si është paraparë. Sigurisht se ky operacion do të vazhdojë edhe më tej”, tha ministri Berisha. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKosovës iu avancua statusi, por cili është roli dhe funksioni i Asamblesë Parlamentare të NATO-s?
Asambleja e NATO-s voton pro avanicimit të statusit të Kosovës
Ministri i Mbrojtjes i gëzohet vendimit të sotëm: Kosova vetëm një hap larg anëtarësimit të plotë në NATO
Kosova pritet të ketë 1.6 milion banorë
Një i vrarë dhe dy të plagosur në Shkup
Szunyog bën thirrje që Kosova të heq ndalimin e produkteve serbe
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Tifozët janë të shokuar pasi mësuan çmimin që Aston Villa po e kërkon për Coutinhon
Teuta Krasniqi flet për ankthin dhe depresionin që përjetoi pas ndarjes nga Blero
Pas ndarjes nga Xhensila, Bes Kallaku në një lidhje të re dashurie me ish-konkurrenten e “Përputhen”?
Southampton triumfoi në ndeshjen që vlen më shumë para se finalja e Ligës së Kampionëve - shuma që fitoi është e jashtëzakonshme
Kaluan natën së bashku - Ilnisa Agolli ndan një moment nga shtrati me Meritonin
Shpjegohet pse Chelsea nuk do të "pranojë automatikisht" vendin në Ligën e Konferencës