LAJMI I FUNDIT:

Jetojnë në një shtëpi me 50 kafshë, fëmijët luajnë me gjarpërinj e frikësohen prej qenit (Foto)

Jetojnë në një shtëpi me 50 kafshë, fëmijët luajnë me gjarpërinj e frikësohen prej qenit (Foto)

Emma Carlson dhe Luke Dunn nuk kanë nevojë t’i dërgojnë fëmijët në kopsht zoologjik, sepse e kanë një në shtëpi.

Jo vetëm bashkëshortët nga Canberra e Australisë i kanë nëpër duar, pasi edhe Hunter dhe Amelia luajnë me 50 kafshët e ndryshme shtëpiake, ku përfshihen gjarpërinj, breshka, hardhuca e deri te tarentula, transmeton Telegrafi.


“Thjeshtë i duam. Filluam me disa, por u bë si një lloj varësie” ka thënë Dunn për një emision që do të shfaqet së shpejti.

Anëtari më i dashur i familjes, është një nga pitonët më të rrezikshëm australian, të cilin ia japin Amelias dyvjeçare, sa herë që ajo qan pa ndonjë arsye.

Por, vogëlushja dhe vëllai saj katërvjeçar, nuk reaguan njëjtë edhe kur panë një qen për herë të parë. “Kur morëm një qen në shtëpi, fëmijët ikën dhe nuk donin ta shihni. Kishin frikë sepse ishin mësuar me gjallesa me trup të vogël. Nuk po mund të mësohen” ka thënë Carlson.

Për dallim prej atyre që kanë mace apo qen në shtëpi, këta pronarë duhet të porosisin ushqim nga larg, për shkak të specifikave të kafshëve.

“Më së shpeshti porosisim minj për të ushqyer gjarpërinjtë, nganjëherë edhe lepuj për t’i shpërblyer. Por, janë kafshë të qeta dhe nuk bëjnë rrëmujë në shtëpi” përfundon rrëfimi i tyre.

Në një të ardhme të afërt, ata planifikojnë t’i hapin dyert edhe për vizitorë të huaj, pasi kanë kërkesa të shumta që të shihet se si jetojnë në mesin e këtyre gjallesave kryesisht të rrezikshme. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Njihuni me gjermanin 17-vjeç që jeton në trena, përdor biletën vjetore prej 10 mijë eurove për të kaluar nga njëri tren në tjetrin

Njihuni me gjermanin 17-vjeç që jeton në trena, përdor biletën vjetore prej 10 mijë eurove për të kaluar nga njëri tren në tjetrin

Interesante
Nëna e gjashtë fëmijëve që jeton në banesën dy dhomëshe, tregon në TikTok si ia del t’i sigurojë të gjithëve hapësirë për të fjetur

Nëna e gjashtë fëmijëve që jeton në banesën dy dhomëshe, tregon në TikTok si ia del t’i sigurojë të gjithëve hapësirë për të fjetur

Interesante
Një foto e një qilimi në Kroaci ka shkaktuar bujë të madhe në rrjetet sociale

Një foto e një qilimi në Kroaci ka shkaktuar bujë të madhe në rrjetet sociale

Fun
Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Interesante
Rrufeja godet majën e vullkanit - shikoni videon mahnitëse nga Guatemala

Rrufeja godet majën e vullkanit - shikoni videon mahnitëse nga Guatemala

Interesante
Ulet mbi shpinën e aligatorit në një përpjekje për ta lidhur atë - zvarraniku e hudh në tokë

Ulet mbi shpinën e aligatorit në një përpjekje për ta lidhur atë - zvarraniku e hudh në tokë

Interesante
Kalo në kategori