LAJMI I FUNDIT:

Zëvendësministri Shkodra vizitoi pikën e kalimit kufitar në Merdare

Zëvendësministri Shkodra vizitoi pikën e kalimit kufitar në Merdare

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Selami Shkodra ka vizituar pikën e kalimit kufitar në Merdarë, me ç’rast u prit nga komandanti i Policisë së Kosovës në këtë pikë kufitare, Sead Gashi.

Me këtë rast, zëvendësministri Shkodra u njoftua nga përfaqësuesit e Policisë së Kosovës në këtë pikë, për mbarëvajtjen e punës dhe për sfidat me të cilat ballafaqohen gjatë kryerjes së detyrave zyrtare.

Komandanti i Policisë Kufitare, Sead Gashi, bëri të ditur se ekziston një bashkëpunim i mirë mes të gjitha agjencive të cilat shërbejnë në këtë pikë kalimi kufitar.


Ai theksoi se kjo pikë është shumë e frekuentuar, sidomos gjatë sezonit veror. Sipas tij, tashmë zbatohet masa në bashkëpunim me doganën një ndalje-një kontroll, e cila është shumë efikase.

Zëvendësministri Shkodra me ofroi përkrahjen e tij dhe të MPB-së.  “Do të angazhohem personalisht në përmirësimin e kushteve të punës së Policisë së Kosovës dhe do bëjmë përpjeke që prioritetet, sidomos sa i përket avancimit të punës në për finalizimin e ligjit për pensionimin e Policisë së Kosovës”, theksoi Shkodra.

Gjithashtu, gjatë kësaj vizite, zëvendësministri Shkodra u njoftua edhe për ritmin e punimeve të pikës së kalimit kufitar në Merdare, projekt ky i cili është mbështetur nga Bashkimi Evropian. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Lajme
Kalo në kategori