LAJMI I FUNDIT:

​Arrin Lexus ES për 2019 (Foto)

​Arrin Lexus ES për 2019 (Foto)

Lexus ka prezantuar edhe zyrtarisht në sallonin e automobilave në Pekin gjeneratën e shtatë të limuzinës ES.

Modeli i ri është më i gjatë se sa paraardhësi për 65 mm (4.975 mm), ndërsa distanca ndërmjet rrotave është më i gjatë për 50 mm. Lexus ES është më i gjerë për  45 mm nga gjenerata e mëhershme.


Ky automobil është i pajisur me motor 3.5 litra V6 me 305 kuaj fuqi, që do të thotë se është për 30 kuaj fuqi më i fuqishëm se sa pararendësi i tij.

Motori është i lidhur me ndërrues automatik prej tetë shpejtësive. Në ofertë do të jetë edhe hibrid ES 300h, por prodhuesi nuk ka publikuar specifikat.

Lexus ES në sallonet e shitjes arrin deri në fund të vitit 2018. /kp/Telegrafi/