Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, tha të mërkurën në Beograd se Bashkimi Evropian synon forcimin e lidhjeve ekonomike dhe marrëdhënieve në fusha të tjera me Serbinë dhe vendet tjera të Ballkanit Perëndimorë, derisa ato përparojnë drejt anëtarësimit në BE.
Tusk qëndroi në Serbi në kuadër të vizitës që po u bën të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimorë që aspirojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
“Arsyeja e vizitës sime është takimi në Sofje (ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor) që do të mbahet në maj. Qëllim i këtij takimi është forcimi i bashkëpunimit me Ballkanin Perëndimor. Në takimin në Sofje do të konfirmojmë gatishmërinë për të punuar për integrimet evropiane”, tha ai pas takimit me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.
Presidenti serb tha se më zotin Tusk ka biseduar për ‘çështjen më të rëndësishme për Serbinë’, që është çështja e Kosovës.
“Nëse nuk e zgjidhim këtë çështje ajo do të jetë pengesa për integrimin në Bashkimin Evropian”, tha ai duke nënvizuar se vendi i tij është i gatshëm për kompromis por “nuk do të pranojë asnjë përulje”.
“Për të ardhmen e Serbisë nuk do të vendosë as Moska, as Washingtoni, as Pekini, as Ankaraja. Në BE askush nuk do t’ju imponojë asgjë. Së bashku mund të arrijmë të ruajmë pavarësinë, të ruajmë identitetin dhe sovranitetin”, tha Donald Tusk
Serbia vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës, por është përfshirë në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve në shkëmbim të integrimeve evropiane.
Në strategjinë e zgjerimit të Bashkimit Evropian thuhet se Serbia dhe Kosova nuk mund të anëtarësohen nëse nuk arrijnë një marrëveshje detyruese ligjore për normalizimin e marrëdhënieve.
Tusk do të qëndrojë të enjten në Prishtinë për të takuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi për të diskutuar mbi takimin në Sofje më 17 maj që do të jetë takimi i parë i nivelit të lartë ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor pas 15 vjetësh. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27-vjeçarit të zhdukur më 24 dhjetor
BDI: Shkarkimi i Ilire Dautit, tentim i turpshëm për të kaluar ligjin e “branitellave” me çdo kusht
Shaqiri: BDI nuk ka të drejtë morale të flet për drejtësi
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale
Vrasja e Enver Hadrit, Serbia nuk i ekstradoi tre serbët e dënuar në Bruksel
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025