LAJMI I FUNDIT:

Diskriminimi i personave me nevoja të veçanta: Shahadijen e verbër nuk e lënë të hip në autobus (Video)

Diskriminimi i personave me nevoja të veçanta: Shahadijen e verbër nuk e lënë të hip në autobus (Video)

Gruas me nevoja të veçanta, Shahadije Gashit, nuk iu lejua të udhëtojë me autobus me arsyetimin se kompania e transportit nuk mban përgjegjësi për personat e verbër.

Siç raporton RTV Dukagjini, ajo priti 45 minuta për të ardhur me tjetër autobus nga Ferizaj për në Prishtinë.


“Dje në orën 18:00,  kur u afrova te autobusi më thanë se ‘nuk mundemi me marr përgjegjësi për personat e verbër’”, rrëfen Shehadija, duke treguar edhe emrin e kompanisë transportuese, përcjell Telegrafi.

Edhe bashkëshorti i Shahadijes, Bajrami thotë se jo të gjithë transportuesit sillen si duhet me këtë kategori të personave me nevoja të veçanta.

“Vërtetë nuk po trajtohemi si duhet nga disa në trafik. Nuk jemi njerëz që e pengojmë dikë. Falë telefonave të mençur ne më nuk jemi barrë për askënd, nuk jemi njerëz që ngelim në rrugë”, tha ai.

RTV Dukagjini ka kontaktuar Kompaninë “Fatoni Reisen”, për të cilën Shahadija thotë se ia pamundësoi udhëtimin.

Në një përgjigje me shkrim kjo kompani thotë se gjithnjë kanë treguar kujdes ndaj personave të verbër dhe se do ta hulumtojnë këtë rast. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sesioni pranveror i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Kosova më 27 maj në agjendë, Hyseni: Presim epilog pozitiv

Sesioni pranveror i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Kosova më 27 maj në agjendë, Hyseni: Presim epilog pozitiv

Besnike Salihu
Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Lajme
Gazetarja: Turistët nga Kosova

Gazetarja: Turistët nga Kosova "braktisin" Durrësin, shtohen rezervimet nga vendet e BE-së dhe Britania

Lajme
Parashikimi i motit për fundjavë

Parashikimi i motit për fundjavë

Lajme
Nga Tirana drejt botës: Pse qytetarët e Malit të Zi zgjedhin aeroportin “Nënë Tereza”?

Nga Tirana drejt botës: Pse qytetarët e Malit të Zi zgjedhin aeroportin “Nënë Tereza”?

Lajme
QKMK u bën thirrje qytetarëve t’i shmangen qarkullimit përmes pikave kufitare me Serbinë, të shtunën protestohet në territorin serb

QKMK u bën thirrje qytetarëve t’i shmangen qarkullimit përmes pikave kufitare me Serbinë, të shtunën protestohet në territorin serb

Lajme
Kalo në kategori