Sindroma metabolike është një grup i gjendjeve – presioni i lartë i gjakut, sheqeri i lartë në gjak, yndyrë e tepërt trupore rreth belit, dhe nivelet e larta të kolesterolit ose triglicerideve – që paraqiten së bashku, duke rritur rrezikun e sëmundjeve të zemrës, goditjes në tru dhe diabetit.
Duke pasur vetëm një nga këto gjendje nuk do të thotë që keni sindromë metabolike. Megjithatë, cilado nga këto gjendje rrit rrezikun e sëmundjes së rëndë. Duke pasur më shumë se një nga këto mund të rris rrezikun edhe më shumë.
Nëse keni sindromë metabolike ose ndonjë nga përbërësit e saj, ndryshimet agresive të stilit të jetës mund të vonojnë ose edhe të parandalojnë zhvillimin e problemeve serioze shëndetësore.
Simptomat
Shumica e çrregullimeve të shoqëruara me sindromën metabolike nuk kanë simptoma, edhe pse një perimetër i madh i belit është një shenjë e dukshme. Nëse sheqeri në gjak është shumë i lartë, mund të keni shenja dhe simptoma të diabetit – përfshirë etjen dhe urinimin e shpeshtë, lodhjen dhe shikimin e turbullt.
Kur duhet të shkoni te mjeku
Nëse e dini që keni së paku një komponent të sindromës metabolike, pyesni mjekun tuaj nëse keni nevojë për hulumtime për të zbuluar komponentët tjerë të sindromës.
Shkaqet
Sindromi metabolik është i lidhur ngushtë me mbipeshën ose obezitetin dhe pasivitetin.
Është gjithashtu i lidhur me një gjendje të quajtur rezistencë ndaj insulinës. Zakonisht, sistemi i tretjes zbërthen ushqimet që hani në sheqer (glukozë). Insulina është një hormon i prodhuar nga pankreasi juaj që ndihmon sheqerin të hyjë në qelizat trupore për t’u përdorur si lëndë djegëse.
Te njerëzit me rezistencë ndaj insulinës, qelizat nuk i përgjigjen normalisht insulinës, dhe glukoza nuk mund të hyjë në qeliza aq lehtë. Si rezultat, nivelet e glukozës në gjakun tuaj rriten pavarësisht nga përpjekjet e trupit tuaj për të kontrolluar glukozën, duke nxjerrë gjithnjë e më shumë insulinë.
Njerëzit që kanë sindromën metabolike zakonisht kanë trupa në formë të mollës, që do të thotë se ata kanë bel më të madh dhe mbajnë shumë peshë rreth barkut të tyre. Mendohet se të kesh një trup në formë dardhe – domethënë, duke mbajtur më shumë peshë rreth ijës dhe duke pasur një bel më të ngushtë – nuk rrit rrezikun e diabetit, sëmundjeve të zemrës dhe komplikimeve të tjera të sindromës metabolike.
Faktorët e rrezikut
Faktorët e mëposhtëm rrisin gjasat për të patur një sindrom metabolik:
Mosha: Rreziku juaj për sindromë metabolike rritet me moshën.
Raca: Në Shtetet e Bashkuara, meksikanë-amerikanët duket se janë më të rrezikuarit për zhvillimin e sindromës metabolike.
Trashja: Pesha shumë e madhe, veçanërisht në barkun tuaj, rrit rrezikun e sindromës metabolike.
Diabeti: Gjasat për sindromë metabolike janë shumë më të mëdha në rast të diabetit gjatë shtatzënisë (diabeti gestacional) ose në rast të historisë familjare për diabet të tipit 2.
Sëmundje të tjera: Rreziku për sindromë metabolike është më i lartë nëse keni pasur ndonjëherë sëmundje kardiovaskulare, sëmundje joalkolike të mëlçisë yndyrore ose sindromë të ovareve policistike.
Komplikimet
Sindroma e metabolizmit mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të:
- Diabetit. Nëse nuk bëni ndryshime të stilit të jetës për të kontrolluar peshën tuaj të tepërt, e cila mund të çojë në rezistencë ndaj insulinës, nivelet e glukozës tuaj do të vazhdojnë të rriten. Pastaj te ju mund të zhvillohet diabeti.
- Sëmundja kardiovaskulare. Kolesteroli i lartë dhe presioni i lartë i gjakut mund të kontribuojnë në formimin e pllaqeve në arteriet tuaja. Këto pllaqe mund të ngushtojnë dhe t’i ngurtësojnë arteriet, çka mund të çoj në një atak në zemër ose goditje në tru.
Diagnoza
Disa organizata kanë kritere për diagnostikimin e sindromës metabolike. Sipas udhëzimeve të përdorura nga Institutet Kombëtare të Shëndetit, ju keni sindromë metabolike në qoftë se keni tri ose më shumë nga këto karakteristika, ose jeni duke marrë ilaçe për t’i kontrolluar ato:
Perimetri i madh i belit – një bel i cili matet të paktën 89 cm për femra dhe 102 cm për meshkujt
Niveli i lartë triglicerideve – 150 mg/dl, ose 1.7 mmol/L ose më e lartë i këtij lloji të yndyrës në gjak.
Lipoproteina kolesterolike me densitet të lartë (HDL) e reduktuar – më pak se 40 mg/dL (1.04 mmol/L) te meshkujt ose më pak se 50 mg/dL (1.3 mmol/L) te femrat, e këtij kolesteroli “të mirë”.
Rritja e presionit të gjakut – 130/85 mmHg ose më i lartë
Sheqeri në gjak i rritur në esëll – 100 mg/dL (5.6 mmol/L) ose më i lartë.
Mjekimi
Nëse ndryshimet agresive të stilit të jetës të tilla si dieta dhe ushtrimet fizike nuk janë të mjaftueshme, mjeku juaj mund të sugjeroj medikamente për të ndihmuar kontrollimin e presionit të gjakut, nivelin e kolesterolit dhe të glukozës në gjak.
Stili i jetës dhe mjekimi në shtëpi
Zakonisht kërkohet një angazhim gjatë gjithë jetës për një stil të shëndetshëm jetese për të parandaluar probleme serioze shëndetësore, të tilla si diabeti dhe sëmundjet e zemrës. Kjo përfshin:
Aktivitet fizik: Mjekët rekomandojnë 30 ose më shumë minuta stërvitje me intensitet të moderuar, siç është ecja e shpejtë, çdo ditë. Kërkoni mënyra për të rritur aktivitetin, siç është ecja në vend të ngasjes dhe përdorimi i shkallëve në vend të ashensorëve kur është e mundur.
Humbja e peshës: Humbja e peshës dhe mbajtja e një peshe të shëndetshme mund të zvogëloj rezistencën e insulinës dhe presionin e gjakut dhe të zvogëlojë rrezikun e diabetit.
Ushqimi i shëndetshëm: Dieta sipas qasjeve dietetike për të ndalur hipertensionin (DASH) dhe dieta mesdhetare, si shumë plane të shëndetshme të ushqimit, kufizojnë yndyrat e pashëndetshme dhe potencojnë frutat, perimet, peshkun dhe drithërat. Të dy qasjet dietike janë gjetur të ofrojnë përfitime të rëndësishme shëndetësore – përveç humbjes së peshës – për njerëzit që kanë komponente të sindromës metabolike.
Ndalimi i duhanpirjes: Duhanpirja përkeqëson efektet shëndetësore të sindromës metabolike. Andaj rekomandohet ndërprerja e duhanpirjes.
Menaxhimi i stresit: Aktiviteti fizik, meditimi, joga dhe programe të tjera mund t’ju ndihmojnë të trajtoni stresin dhe të përmirësoni shëndetin tuaj emocional dhe fizik.
Rekomandohet të drejtoheni tek një mjek i specializuar për diabet dhe çrregullime të tjera endokrine (endokrinolog) ose të specializuar në sëmundjet e zemrës (kardiolog).
Çfarë mund të bëni?
Kur të caktoni një vizitë te mjeku, pyesni nëse ka ndonjë gjë që duhet të bëni më parë, siç është agjërimi për një ekzaminim të veçantë. Bëni një listë të:
Simptomave tuaja, duke përfshirë çdo gjë që duket se nuk lidhet me arsyen e vizitës tuaj
Informacioneve kyçe personale, duke përfshirë streset e mëdha, ndryshimet jetësore të fundit dhe historia mjekësore familjare
Të gjitha barnat, vitaminat ose shtesat e tjera që merrni, duke përfshirë dozat
Pyetje që duhet të pyesni mjekun
Merrni një anëtar të familjes ose mik, së bashku me ju, nëse është e mundur, t’ju ndihmojë të mbani mend informacionet që ju jepen.
Për sindromën metabolike, pyetjet themelore që duhet pyetur doktorin tuaj janë:
– Çfarë po shkakton gjendjen time?
– Cilat janë shkaqet e tjera të mundshme?
– Çfarë provash kam nevojë?
– A është gjendja ime e përkohshme ose kronike?
– Cila është rruga më e mirë e veprimit?
– Do të humbasë peshë për të ndihmuar gjendjen time?
– Unë kam edhe këto probleme tjera shëndetësore. Si mund t’i menaxhoj më së miri të gjitha së bashku?
– A duhet të shoh një specialist?
– A ka broshura apo materiale të tjera të shtypura që mund t’i kam? Çfarë faqe të internetit rekomandoni? /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pse forcohen gishtat gjatë të ftohtit?
Të ulurit në këtë mënyrë mund të na sigurojë fleksibilitet dhe lëvizshmëri më të mirë të ijëve, thonë mjekët
Shumë njerëz besojnë se sëmuren për shkak të të ftohtit – është kjo e bazuar shkencërisht apo një mit?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri