Peter Sturm
Në Kore duket se – më shumë se diku tjetër – ekziston vetëm vështrimi bardh e zi. Vetëm pak muaj më parë thuhej që gadishulli dhe ambienti përreth ecnin pa u frenuar drejt një lufte shkatërrimtare. Kurse tani duket sikur paqja e përjetshme është vetëm një çështje kohe. Si njëra, ashtu edhe tjetra janë gabim. Por po të shikosh aktorët që veprojnë, gjen shpjegim ndonjëri nga teprimet. Si Kim Jong Uni ashtu edhe Donald Trumpi preferojnë superlativat në deklaratat e tyre. Dhe presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae In, të cilin Veriu e injoroi për një kohë të gjatë, duhet të gjejë midis gjithë kësaj zhurme ndonjë mënyrë që të dëgjohet.
Të gjithën mund ta vështroje me interes dhe (ndonjëherë) me zbavitje, po të mos ishin në diskutim kaq shumë gjëra. Po natyrisht fare pa e tepruar është një përparim që Kimi dhe Trumpi vazhdojnë të flasin (gati miqësisht) për njëri-tjetrin, por që me sa duket janë të dy të gatshëm që të nisin bisedën me njëri-tjetrin.
Tani shtrohet pyetja se çfarë mund të dalë në mënyrë realiste nga një bisedë e tillë. Amerikanët synojnë së bashku me pjesën tjetër jokoreanoveriore të botës një gadishull korean pa armë atomike. Kim Jong Uni supozohet se ndihet i detyruar ndaj këtij objektivi. Këtë e pohon të paktën Koreja e Jugut.
Por, së pari është ende krejt e pasigurtë ajo që përfytyron Kim Jong Uni në këtë aspekt. Së dyti, armët koreanoveriore janë vërtet problemi më i madh, por në asnjë mënyrë problemi i vetëm në këtë konflikt. Mund të pyeten për shembull japonezët dhe koreanojugorët si ndihen që jetojnë në rrezen e veprimit të raketave koreanoveriore. Ato janë edhe atëherë kërcënim, kur mbajnë “vetëm” koka shpërthyese konvencionale. Po edhe sikur Kim Jong Uni të hiqte dorë nga kapacitetet e tij bërthamore: së pari ai do t’i ruante njohuritë për zhvillimin dhe ndërtimin e kapaciteteve të tilla bërthamore. Dhe së dyti, ai me siguri që nuk do të bjerë dakord me një çarmatim të plotë.
Nga Donald Trumpi me siguri që para takimit të mundshëm me Kim Jong Unin do të dëgjojmë edhe shumë fjalë të tjera të forta. Por në disa aspekte ai është më i dobëti i të dyve. Kimi ka edhe një as tjetër në dorën që mban të fshehur pas kurrizit. Akoma janë disa amerikanë që ndodhen në arrest (si pengje) koreanoverior. Edhe për lirimin eventual të tyre, diktatori koreanoverior me siguri që do të kërkojë çmim të lartë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Krisa flet sërish për Tirin: Në një vit bashkë, kurrë se kisha menduar që lidhja do testohej për një javë mungese

Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Pamjet e Elon Musk duke ‘braktisur’ djalin e tij 4-vjeçar bëhen virale, por gjërat nuk janë ashtu siç duken

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania