LAJMI I FUNDIT:

Radari që kushton 8 milionë euro nuk kishte kontratë për mirëmbajtje, riparohet tek një metal gdhendës

Radari që kushton 8 milionë euro nuk kishte kontratë për mirëmbajtje, riparohet tek një metal gdhendës

Njëri ndër radarët e Aeroportit të Prishtinës qëlloi të prishej në kohën kur nuk kishte kontratë për mirëmbajtje por zyrtarë të ASHNA-s gjetën zgjidhje alternative.

Në një rrëfim për emisionin ‘Jeta në Kosovë’, ish- Zv Drejtori në Agjencionin për Shërbime të Navigacionit Ajror , Ersen Shileku tregoi për shqetësimet që ai i kishte ngritur lidhur me prishjen e radarit.

“Problemi me radar vjen pas një ndërprerje e kontratës nga ana e furnizuesit me këtë projekt. Ne i kemi dy radarë, një primar, një sekondar. Ata e ndërprenë kontratën për shkak të një borxhi… E kërkova nga departamenti teknik të shikojmë nëse ka nevojë të bëjmë kontraktim të ri për mirëmbajtje. Normalisht injorohet kërkesa ime, bëj prapë dhe nuk marr përgjigje. Më 30 dhjetor vjen deri te prishja e radarit sekondar. Kur nuk funksionon radari në këtë rast nuk ka ‘back-up’ po të dështojë edhe një pjesë tjetër”, shpjegon Shileku.


Kjo pajisje ka kushtuar rreht 8 milionë euro.

Ai tha se në mungesë të kësaj kontrate, pjesa e nevojshme për riparimin e radarit huazohet nga Shqipëria dhe e njëjta pjesë prapë duhet të modifikohet.

“Sipas të gjitha gjasave kanë komunikuar me Shqipërinë për ta huazuar një nyje rrotulluese dhe e bijnë në Kosovë dhe gjatë testimeve e shohin se nuk po i bie tamam dhe shkojnë e modifikojnë pak. Nashta për ta zgjidhë shpejt e shpejt”, tha Shileku.

Jeta në Kosovë ka arritur të intervistojë mjeshtrin të cilit i ishte dërguar për modifikim pjesa e nevojshme për riparimin e radarit, Nagip Goga.

Ai pohoi se nuk është ekspert i fushës por e kishte kryer punën në punëtorinë e tij si metal gdhendës.

“Në telefon më kanë thirr. Problemi ka qenë se pjesa rezervë që e kanë marrë prej Shqipërisë nuk ka qenë adekuate. Është një pllakë lidhëse, këtë pllakë e kemi ndërtuar. Unë nuk jam njohës i aviacionit, as i radarëve. Sa më kujtohet mua ka kushtuar diku nja 80- 82 euro.”, tha Goga.

Megjithatë, sipas Drejtorit të ASHNA-s në riparimin e radarit është bërë një punë e mirë.

Ndërsa , sipas Dritan Gjonbalaj, Shef i Autoritetit të Aviacionit Civil me prishjen e radarit nuk u komprometua sigurimi.

“Në asnjë moment si rezultat i daljes nga funksioni të radarit, siguria e operimeve në Kosovë nuk është cenuar. Radari është prishë dhe ai radar menjëherë del nga përdorimi dhe njoftohet se nuk ka operime në radar. Në aviacion civil çdo procedurë e ka procedurën rezervë”,tha Gjonbalaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit

Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit

Lajme
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Lajme
Shtyhet seanca për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Shtyhet seanca për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Lajme
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Kalo në kategori