Rrugëtim inspirues: Nga mjeshtër i ujit në bodibuilder me miliona ndjekës në Instagram
Nëse i shikoni muskujt e barkut të Ryan-it dhe bicepsët e fryrë, shumë lehtë mund të supozoni se ylli i fitnesit është marrë me bodibuiliding gjatë tërë jetës së tij.
Por vetëm para shtatë vjetëve, fituesi i dyfishtë i çmimit ‘Arnold Classic’ ishte duke punuar me orar të plotë si mjeshtër uji dhe inxhinier gazi, ndërsa njëkohësisht përpiqej të gjente kohë për palestër pas punës 12-orëshe, transmeton Telegrafi.
“Unë zgjohesha rreth orës 4 ose 5 të mëngjesit për t’i bërë ushtrimet kardio dhe për t’i përgatitur shujtat e ditës. Punën e filloja në 7 të mëngjesit dhe ushtroja në mbrëmje kur e përfundoja punën”, rikujton ai.
“Shumë njerëz më thonë se do të kishin dashur ta kishin jetën time – se gjithçka ka qenë e lehtë për mua. Por shumë pak e dinë se fillimi ka qenë tejet i vështirë për mua”, shton ai.
Terry, i cili thotë se ka filluar të merrej me fitnes në mënyrë që ta rritë vetëbesimin e tij, tani është duke garuar edhe në garat më të njohura në botë, ku vitin e kaluar ka arritur ta fitojë çmimin e njohur ‘Arnold Classic’.
Ai thotë se para garave zakonisht i nënshtrohet një regjimi strikt ushtrimor, ku stërvitet dy herë në ditë. Në mëngjes, me stomak bosh, bën ushtrime kardio, ndërkaq në mbrëmje bën peshëngritje.
Përveç ushtrimeve fizike, ai kujdeset edhe për mënyrën e të ushqyerit – Terry i konsumon gjashtë shujta të ‘pastra’ në ditë, të cilat janë përzierje e shëndetshme e karbohidrateve, yndyrave dhe proteinave.
https://instagram.com/p/BhV4_HIBVzi/?utm_source=ig_embed
Gjatë një dite të zakonshme ai kryesisht konsumon oriz, patate të ëmbla ose tërshërë, bashkë me mish, salmon dhe gjëra tjera.
Përgjatë viteve të fundit, rrugëtimin e tij ai e ka ndarë me fansat në Instagram, ndërkaq numri i ndjekësve të tij tani është mbi një milion – numër i cili e befason atë!
_________________________________________________
“Fitnesi është sport egoist, pavarësisht sa shumë kujdeseni për të. Duhet të kujdeseni tej mase për ushqimin, ushtrimet fizike dhe gjumin duhet ta bëni kualitativ”
_________________________________________________
https://instagram.com/p/BgcBrF8BxRm/?utm_source=ig_embed
Por, çfarë këshillash ka për ju mashkulli më ‘fit’ i Britanisë?
“Filloni ta kuptoni më mirë metabolizmin tuaj, dhe sigurohuni se jeni duke ngrënë mjaftueshëm për t’i mirëmbajtur muskujt. Shumica e njerëzve mendojnë se janë duke ngrënë mjaftueshëm, por ju nuk duhet të konsumoni kalori të këqija – pra nuk duhet të konsumoni ushqime të shpejta. Vlen të ceket se unë peshoj 90kg, prandaj mua më nevojiten 180g proteinë për t’i mirëmbajtur dhe ndërtuar muskujt.
Edhe BCAA-të (amino acide) janë të rëndësishme. Këto mund t’i merrni përmes ushqimeve natyrale, por edhe si suplemente. Kështu që nëse shtoni muskuj, dhe nuk dëshironi t’i humbni, amino acidet e tilla janë mënyrë e mirë për t’i mirëmbajtur dhe riparuar ato”. /Telegrafi/
https://instagram.com/p/BgEFR2OhHt1/?utm_source=ig_embed
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë çfarë temperature duhen larë çarçafët, nuk është 90 e as 60
Vendosni patate në këpucë, truku që do t'ju 'shpëtojë jetën'
Pse duhet të vendosni letër tualeti në frigorifer?
Soda e bukës dhe uthulla janë produkte të përkryera për heqjen e njollave kokëforte tek enët
Pse duhet të mbani sapun pranë shtratit sa herë që flini?
Mos e hidhni kurrë ujin pas zierjes së vezëve, arsyeja do t’ju habisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar